Të nderuar qytetarë të Malësisë,
Pas zgjedhjeve lokale të 26 Nëntorit, Alternativa Shqiptare, pas gjithë atyre presioneve dhe manipulimeve që u ushtruan ndaj qytetarëve shqiptarë, nga mekanizma të ndryshëm të partisë në pushtet, deshirojmë që t’i falënderojmë të gjithë votuesit që na besuan dhe i qëndruan besnik programit tonë, por mbi të gjitha, që nuk e shitën identitetin personal.
Ky rezultat, nuk na kënaqë aspak, sepse pritjet tona ishin shumë më të mëdha, jo vetëm për Alternativën Shqiptare, por për të tri subjektet shqiptare që veprojnë në Malësi. Andaj ne, si subjekti më i fortë nacional në këto zgjedhje, ftojmë publikisht permes kësaj deklarate edhe dy subjektet e tjera, gjegjësisht LDSH-në dhe UDSH-në, që së bashku të ulemi, të analizojmë këtë proces zgjedhorë, këtë rezultat që kemi, dhe të kordinojmë si një trup në vijimësi veprimtaritë e ardhshme në parimet e platformës së nënshkruar në Tiranë.
Për të gjitha të tjerat, do të jemi në komunikim të përbashkët me votuesit tonë.
Alternativa Shqiptare