UDSH nuk përjashton mundësinë e koalicionit me DPS-në

Në zgjedhjet lokale në Malësi të zhvilluara të dielën, DPS-ja ka fituar numrin më të madh të votave, duke siguruar 15 nga 32 mandate të mundshme. Megjithatë për krijimin e shumicës DPS-së i mungojnë dy mandate.

Si bashkëpunim i mundshëm shihet Partia boshnjake që ka fituar 3 mandate, por edhe UDSH-ja me dy mandate. Të dy këto parti janë në koalicion me DPS-në në pushtetin qendrorë.

Fadil Kajoshaj, bartësi i listës së UDSH-së nuk përjashtoi mundësinë e bashkëpunimit me DPS-në.

“Kjo do të vendoset nga organet e partisë. Në ditët në vijim do të kemi informata të sakta”, ka thënë Kajoshaj për CDM. /MALESIA.ORG/