Ivanaj : Krenar me ata që rezistuan

Te nderuar qytetare te Malesise,

Zgjedhjet e 26 nentorit edhe nje here treguan se ne Mal te Zi, fjala demokraci, vote e lire, egziston vetem ne leter. Votat u shiten dhe u blene me shumice, partite e “forta” nuk zgjedhen menyra per ta marr voten tuaj, kush me pare e kush me kercenime, vetem me nje qellim, per ta minimizuar dhe per tja marr frymen zerit tuaj e zerit tone. Megjithate, ne jemi krenar me te gjithe juve qe na besuat voten tuaj, me te gjithe juve qe refuzuat oferta te ndryshme dhe per kete jo vetem se u shprehim falenderim por edhe ua kemi borxh qe zerin dhe qendrimet tuaja ti mbrojm gjithku ku te na jepet rasti. LDSH kesaj here ishte ne shenjestren e pothuajse te gjithe aktereve politik, njerzit e listes tone ishin vazhdimisht nen presion. Shpifjet e nivelit me te ulte, lufta per cdo votues tonin, nga ata prej te cileve kete edhe e kemi pritur por edhe nga ata qe ne qofte se u ka mbet pika e moralit kjo nuk pritej, e karakterizonte fushaten e fuqishme te partise se Gjukanoviqit se bashku me satelitet e saj ketu ne Malesi. Kjo fushate apo me mire te themi ofanzive e DPS ne Malesi, ishte aq e eger sa qe Malesori u detyrua dhe u bind qe me dore te vet ta “vras” te ardhmen e tij. Keshtu qe duke analizuar rrethanat ne te cilat vepruan partite shqiptare, e posacerisht LDSH, atehere, nuk mund te themi se jemi te kenaqur me rezultatet e ketyre zgjedhjeve por mund te themi se ky ishte maksimumi qe mund te arrihej.
Urime 28 Nentorin cdo shqiptari, e don Zoti qe nentorin tjeter e presim me te bashkuar. 

 Ivan Ivanaj – LDSH