DPS së shpejti fillon bisedimet për formimin e pushtetit në Tuz

Bisedimet për formimin e pushtetit lokal në Tuz pritet të fillojnë pasi që Komisioni i Zgjedhjeve të paraqes rezultatet zyrtare të Zgjedhjeve lokale të mbajtura të dielën në Malësi.

DPS-ja, si partia e cila fitoi më së shumti mandate, do të filloj bisedimet me Partinë boshnjake, tha bartësi i listës i kësaj parti, Nexhad Dresheviq.

Ndërsa bartësi i listës së DPS-së Halil Dukoviq tha se është e qartë se UDSH dhe Partia boshnjake janë partnerë tradicional të koalicionit me DPS-në.

Përkujtojmë se DPS-ja ka fituar 15 mandate, por për formimin e pushtetit i nevojiten edhe 2 mandate.

Dukoviq për agjencinë Mina ka deklaruar se pritet që deri në fund të javës do të fillojnë bisedimet për formimin e pushtetit. Sipas tij DPS-ja në Malësi ka realizuar rezultate të mira edhe pse është pritur më tepër, por megjithatë janë të kënaqur me rezultatin e arritur.

Në zgjedhjet e 26 nëntorit në Malësi, DPS-ja ka fituar 15 mandate, ASH-ja 7, Partia boshnjake 3, LDSH-ja 3, UDSH-ja 2 dhe Socialdemokratet dhe Demokratet nga 1 mandat. /MALESIA.ORG/