LDSH-ja fton ASH-në për bashkëpunim parazgjedhor

Siç mëson, jozyrtarisht, portali Malesia.org, Lidhja Demokratike Shqiptare (LDSH) i ka bërë ftesë Alternativës Shqiptare për të filluar bisedimet për bashkëpunim parazgjedhor.

Siç mësojmë, ftesa per bisedime është bërë për nesër, të enjten, në ora 19, në hapësirat e zyrës së LDSH-së, në Tuz.

Duke iu referuar ftesës publike të bërë para pak kohe, me ç’rast LDSH sugjeron që vendin, datën dhe kohën e takimit ta caktojnë së bashku, por për faktit se deri më sot nuk pati asnjë reagim, në këtë drejtim, nga ana e subjekteve tjera shqiptare, LDSH inicioi vet këtë takim zyrtar, për fillimin e bisedimeve mbi mundësitë e bashkëpunimit, lidhur me zgjedhjet lokale të 26 nëntorit 2017, tregojnë burime jozyrtare nga LDSH-ja.

 Po ashtu, siç mësojmë për fillim ftesa i është dërguar vetëm ASH-së, si subjekt me të cilin ishin në Koalicion parazgjedhor ne zgjedhjet lokale të vitit 2006 dhe 2010, kurse në ditët në vijim nga ky subjekt politik pritet t’i dërgohet ftese edhe Unionit Demokratik të Shqiptarëve dhe ish Kryetarit të FDI-së, Anton Lulgjuraj, i cili kohë më parë, paralajmëroi pjesëmarrjen e tij në këto zgjedhje.                                           

Zgjedhjet lokale të Komunës së Tuzit, në kuadër të Kryeqytetit, do të mbahen më 26 nëntor 2017, ndërsa afati për dorëzimin e listave eshtë 1 nëntori. /MALESIA.ORG/