Koalicioni “Shqiptarët e Vendosur”: Pakënaqësi me mosrealizimin e disa pikave të marrëveshjes – Synojnë fitore në Tuz dhe Ulqin

Kumtesë për opinion e koalicionit “Shqiptarët e Vendosur”:

Në mbledhjen e përfaqësuesve të partive poilitike që përbëjnë koalicionin Shqiptarët e Vendosur , Forca e Re Demokratike, Unioni Demokratik i Shqiptarëve  dhe Alternativa Shqiptare, përveç të tjerave , është diskutuar për realizimin e marrëveshjes së Koalicionit në nivel shtetëror, për angazhimin dhe qëndrimin e marrë në parlament për Ligjin për planifiminin hapsinor dhe ndërtimin e objekteve dhe për zgjedhjet e ardhëshme lokale.

Nga diskutimi dhe analiza e hollësishme e ushtrimit të Qeverisjes në nivel shtetëror është konstatuar një tempo dhe intenzitet i ngadalshëm i realizimit të marrëveshjes politike dhe veçanërisht është diskutuar për shkaqet e mosrealizimit. Është konstatuar pakënaqësi me mosrealizimin e disa pikave të marrëveshjes, të cilat janë fare lehtë të realizueshme dhe varen vetëm nga veprimet e ministrive përkatëse.

Tema kryesore e takimit ishte qëndrimi i marrë në parlamentin shtetëror ku është votuar kundër Ligjit mbi planifikim hapësinor dhe ndërtimin e objekteve dhe pasojat e aprovimit të këti ligji. Është dhënë përkrahje unanime dhe e plotë veprimit dhe angazhimit Deputetit të koalicionit Genci Nimanbegut dhe janë dakorduar hapat e ardhshme në lidhje me vlerësimin që aprovimi i këtij ligji është në kundërshtim me marrëveshjet që Koalicioni Shqipëtarët e Vendosur i kanë nënshkruar si me subjektet e partive të tjera nacionale në Parlamentin e MZ-së ashtu edhe me marrëveshjen e përgjithshme mbi qeverisje në MZ.

Pikë e rëndësishme e takimit ishte shqyrtimi i përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme lokale: është shqyrtuar cilat janë mënyrat më optimale për bashkëpunimin ndërmjet tre subjekteve në zgjedhjet e ardhshme në Tuz dhe pastaj në Ulqin. Synimi i koalicionit do të jetë që të arriten fitoret në zgjedhjet e ardhshme, si në Tuz ashtu edhe në Ulqin.

Trupi Koordinues i Koalicionit përbëhet nga kryetarët e Partive Politike: Nazif Cungu, Memed Zenka, Gjergj Camaj, si dhe zyrtarët e lartë të partive: Genci Nimanbegu, Hatixhe Gjoni, Xhaudet Cakuli, Smail Maliq Çunmulaj, Nik Gjeloshaj, Ardijan Mavriq dhe Fadil Kajoshaj.

Koalicioni “ Shqiptarët e Vendosur”

Tags: ,