NLB Banka ka organizuar aksionin e vizatimit me temë “Kursimi/Korrja”. Ky aktivitet është i destinuar për fëmijët e moshës 5 deri në 14 vjeç në Republikën e Malit të Zi. Qëllimi i këtij aktiviteteti është të inkurajojë fëmijët të mësojnë të “korrin/kursejn”, të ndajnë idetë e tyre dhe të zbulojnë mënyra të reja të “kursimit”. Aktiviteti do të zgjasë nga data 20.10.2017. deri më 06.11.2017.
Secili nxënës i shkollës fillore Mahmut Lekiq mund të vizatoj një vizatim mbi temën e Kursimit/Korrjes.
SI MUND TË JAM PJESËMARRËS?
Dërgoni vizatimin tuaj në faqen e internetit www.nlb.me/nedjelja-stednje sipas udhëzimeve të dhëna në faqen e internetit.
Gjatë aplikimit, duhet të plotësoni të gjitha fushat në formën e aplikacionit. Pjesëmarrësit duhet të sigurojnë pëlqimin e prindërve të tyre në faqen e aplikacionit.
NLB Banka nuk do të marrë parasysh vizatimin e pjesëmarrësve nëse:
- Punimi i deklaruar nuk është në përputhje me ligjet dhe rregulloret e Republikës së Malit të Zi, ose është e paarsyeshme, e dhunshme ose diskriminuese
- Punimi i deklaruar nuk është origjinal ose në një mënyrë shkel të drejtat e pronësisë intelektuale të palëve të treta
- Të dhënat e dorëzuara dhe pëlqimi i prindërve për pjesëmarrësit janë të paplota ose të rreme
SI DO TË SHPËRBLEHEM
Të gjitha vizatimet e pjesëmarrësve të regjistruar që do të publikohen në faqen e internetit www.nlb.me/nedjedja-stednje do të mund të votohen: Do të ketë funcionalitetin e Facebook-ut .
30 vizatimet me më shumë pëlqime likes do të futen në zgjedhjen e ngushtë, të ndarë në tri grupe sipas moshës. Grupet sipas moshave do të jenë
- Grup-mosha nga 5-8 vjeç
- Grup-mosha nga 9-11 vjeç dhe
- Grup-mosha nga 12-14 vjeç
Çmime do të marrin 3 vizatimet me votat/likes më të larta nga secila grup moshë:
– Vendi i I fiton 200 euro,
– Vendi i II 100 euro dhe
– Vendi i III 50 euro.
SHAPALLJA E FITUESIT
Fituesit e çmimeve kryesore do të shpallen në faqen e internetit www.nlb.me/nedelja-stednje jo më vonë se 15 nëntor 2017. Për dhënien e shpërblimeve. NLB Banka do të kontaktojë fituesit në numrin e telefonit që mbetet në aplikimin për pjesëmarrje.
Me respekt,
Martin M. Bojaj, PhD
Drejtor i filialit Tuz, NLB Banka