Ivanaj: LDSH edhe tutje me GUXIM do të angazhohet për të mirën e Malësisë

Nga Ivan Ivanaj                                             

 Të nderuar qytetarë,
Si bartës i listës zgjedhore të LDSH-Guxim, për Malësinë që e duam, dëshiroj të falenderoj bashkëveprimtarët e mi, që ma besuan për t’u pri në këtë betejë politike.
Edhe unë, si të gjithë qytetarët e Malësisë dhe dashamirët tonë nga jashtë Malësisë, isha në pritje të një marrëveshjeje, deri tek e cila nuk erdhi, për arsye për ne të njohura, e shikuar nga realiteti ynë politik, ndoshta edhe të pritura. Fjala është për faktin se edhe përkundër kërkesave tona, deri te ne nuk arriti asnjë ofertë serioze për bashkëpunim. Madje patëm rast që të lexojmë edhe pohime të cilat nuk përkojnë fare me realitetin, se gjoja paskemi insistuar në bartësin e listës.
Meqenëse u arrit një marëveshje që mundëson bashkëpunimin paszgjedhor, unë për fillim do të kursej fjalët e mëdha, fajsimin e kujtdo, apo gjuajtje të shtrigave, sepse momenti e kërkon që të tentojmë të lëmë dyert e hapura.
Megjithatë nuk mundem pa cek se shkrimet nëpër gazeta e sidomos në portale e rrjete sociale nga palët tjera, larg janë nga ajo që është marrëveshje e nënshkruar.Mjafton tu referohermi shkrimeve nga adresa të njohura, por edhe nga disa anonimë, pa adresë, që kujtojnë se janë dikushat, por në fakt janë aq minor sa mendojmë se ignorimi është përgjigja më e mirë.Prandaj si të tilla edhe po i trajtoj.
Por, nuk guxojme të heshtim faktin se e gjithë kjo ka një emrues të përbashkët, që quhet shpallje lufte politike ndaj LDSH-së, nga të gjitha frontet. Ne ndoshta nuk mund ta dim se kush është porositësi i këtyre shkarravinave, por e dimë se kujt i sherbejnë.
LDSH, edhe deri më tani, u ka rezistuar të gjitha shantazhëve, presioneve, premtimëve dhe ofertave lakmiqare, prandaj edhe është në shenjestër të pushtetit dhe aleatëve të tij. Gjithmonë ka pasur dhe do të ket avanturier politikë dhe asish që politikën e kuptojnë si biznes, por po ashtu ka edhe asish që në politikë janë parimor dhe i janë qasur për të kontribuar, e për të çuar çështjet përpara, gjithnjë duke ruajtur dinjitetin e vet dhe të zgjedhësve të vet.
Prandaj, si bartës i listës, ftoj bashkëveprimtarët e mi dhe përkrahësit tonë që të mos bien pre e të reagojnë në shkrime që bien ndesh me marrëveshjen e arritur. Gjithkush të mbajë përgjegjësinë e vet, për shkeljen e saj.
LDSH edhe tutje me GUXIM do të angazhohet për të mirën e MALËSISË QË E DUAM.