Agron Lulgjuraj në përkrahje të LDSH-së

Në adresën e redaksisë tonë pranuam deklaratë në lidhje me zgjedhjet lokale në Malësi, nga Agron Lulgjuraj, përndryshe nën-kryetar i Shoqatës Malësia e Madhe me seli në Nju Jork.

Vllazën e motra shqiptarë, une si i ri nga diaspora shqiptare, me vëmendje po e përcijelli fushatën parazgjedhore në Malësi, në prag të zgjedhjeve lokale të 26 Nëntorit.
Fillimisht dua të them se partia e vetme që ashtë dëshmua për të mirën e Malësisë është Lidhja Demokratike Shqiptare që e mban numri 2.
Kjo parti mundohet tash më se 25 vite të ruaj inditetin, traditat, gjuhën e flamurin, në ato troje autoktone shqiptare.

Është shumë me randësi dhe unë jam i bindur se kjo parti luftoi dhe po lufton për të mirën e popullit të vet, dhe pa hile u angazhua për ta fituar komunën e plotë. Në Tuz të Malësisë na nevojiten intelektualë, por mbi të gjitha njerëz që mendojnë e veprojnë shqip, që sigurojnë se edhe në të ardhmen do të flitet shqip dhe që angazhohen per një jetë më të mirë të gjeneratave të ardhshme.

Edhe kjo fushatë e deshmoi se vetëm LDSH është ajo që vepron në këtë drejtim. LDSH është e vetmja që tregoi guxim dhe që na bën të ndihemi krenarë. Kjo parti është e vetmja që kurr nuk doli prej shtratit të vet kombëtar dhe kurr nuk iu bashkangjitë partive serbo malazeze. Gjithmonë ndejti krenar për çështjen kombëtare, për të mirën e Malësisë, e jo si disa tjera që ruajten vetëm stolin e vet. 

Unë jam mirënjohës dhe i bindur që banorët e Malësisë nuk do të pëndohen kur ta votojnë këte parti. Votoni Shqip, votoni partitë shqiptare, votoni atë që i duan të mirën e juve e familjarve tuaj. I deshiroj fitore partisë që vepron shqip gjithmonë. Uroj që LDSH të dalë lidere nder partitë që garojnë në keto zgjedhje, sepse vetëm ajo është garant se sdo të bahen tregti në dam të Malësisë.

Nga Amerika e largët baj apel që ta votoni partinë e guximit, dijes e veprimit, që ka emnin Lidhja demokratike shqiptare dhe ka numrin 2.

Me rrespekt,
Agron Lulgjuraj
New York, 22 Nëntor 2017