Ivanaj: LDSH-ja pret rezultat të mirë në këto zgjedhje dhe këtë rezultat do ta ulin ne tryezen e bisedimëve

Ditëve të fundit jemi deshmitarë të garimit midis subjekteve shqiptare, ASH- së dhe UDSH-së, se kush do ta shkeli i pari marrëveshjen e nënshkruar për bashkpunimin paszgjedhor, i cili u nënshkrua nga të gjitha listat shqiptare.
Na vjen keq që flitet më parë për shkelje se për respektim të saj dhe ne nuk do te kycemi me asnjë fjalë në raportet midis tyre.

Lidhur me gjithcka flitet, e verteta e plotë do të dal shumë shpejt ne dritë.

Ne si subjekt që shumë veshtirë vëm nënshkrim në dokumenta që dikush mund t’i shkelë, kesaj ralle e nënshkruam këtë marrëveshje, sa me shpresë se do të homogjenizohet trupi votues shqiptar, po aq edhe me shpresë se ajo do të respektohet terësisht.
Ne mbetemi të perkushtuar deri në fund kësaj marrëvshjeje dhe i ftojmë edhe dy subjektet tjera që të heqin dorë nga kjo garë, në mënyrë që të krijohet mundesia që Tuzi të administrohet nga përfaqësuesit e subjekteve shqiptare.

Jemi te mendimit se do të ishte më mirë edhe nëse të gjithë së bashku mbetemi opozitë se sa dikush të bëhet dekor i pushtetit ,për shkak të disa priviligjeve.

Ldsh-ja pret rezultat të mirë në këto zgjedhje dhe këtë rezultat do ta ulin ne tryezen e bisedimëve, vetëm aty ku flitet për të miren e Malësisë.

Ivan Ivanaj -LDSH