Në vijim gjeni shtatë pyetje drejtuar tre subjekteve politike (UDSH, ASH, LDSH) të cilat marrin pjesë në Zgjedhjet lokale të 26 nëntorit në Malësi.
Përgjigjet si përmbyllje e kësaj fushate zgjedhore do të publikohen në portalin Malesia.org ditën e premte, më 24 nëntor.
Pyetjet:
-Si po ecën fushata parazgjedhore e listës tuaj dhe si e vlerësoni fushatën e partive tjera?
-Cilat janë pikat tuaja kyçe në të cilat do të fokusoheni për realizim gjatë vetëqeverisjes së ardhshme?
-Cilat janë pritshmeritë tuaja nga këto zgjedhje lokale, nga 32 të mundshme, sa mandate synoni të fitoni në Kuvendin e Tuzit?
-Cila do të ishte përgjegjësia juaj ndaj votuesve nëse nuk e arrini synimet tuaja në këto zgjedhje?
-Në fund të muajit të kaluar keni nënshkruar një marrëveshje për bashkëveprim me partitë shqiptare në formimin e pushtetit në Malësi. Besoni se kjo marrëveshje do të respektohet?
-Partitë shqiptare shpesh e kanë fajësuar DPS-në për premtime të pa-mbajtura kundrejt shqiptarëve. Ju si subjekt shqiptar do të pranoni DPS-në në koalicion pas-zgjedhor për formimin shumicës në Kuvendin komunal të Tuzit?
-Cili është mesazhi juaj për votuesin shqiptar në Malësi?
/MALESIA.ORG/