“Gëzuar Ditën e Flamurit për të gjithë shqiptarët!” – Kështu ka uruar sot, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për t’ia përcjellë urimin shqiptarëve kudo ku ndodhen:
“Për të uruar Festën Kombëtare, zgjodha poezinë e recituar me shumë shpirt dhe emocion, të kësaj nxënëseje të mrekullueshme shqiptare në Tupallaj të Medvegjës” – shkruan Meta, duke publikuar videon e mëposhtme.