Kanë kaluar thuajse dy muaj që kur Kuvendi Komunal i Gucisë ka miratuar buxhetin për vitin 2017. Jemi në prag të fillimit të periudhes turistike për këtë vit, sektorit kryesorë të zhvillimit të vendit tonë!
Shumë mjete u ndanë për investime në sektorë të ndryshëm por ende nuk vërehet që diçka të ketë filluar të ndërtohet!
Jo vetëm dy muaj, por kaluan më shumë se tre vite që kur Gucia u bë komunë më vete!
Ku mbeten gjithë ato premtime e fjalë që u thanë më parë?!.
Durimit dikur mund t’i vije fundi. Populli nuk duron deri në pafundësi!
Edhe në vendet më komuniste, populli do ta humbte durimin, e lëre më në një vend “demokratik”!?
Ç’do ditë njerzit ikin nga ky vend. Dikush do të duhej të mbante përgjegjësi (të paktën përgjegjësi morale) për këtë emigrim masiv, sidomos të të rinjëve, të cilëve u humbi ç’do shpresë se këtu do të bëhet më mirë!
Sa i gëzueshëm, aq i çuditshëm është fakti se më shumë investime dhe punime kemi në Guci nga diaspora shqiptare (sidomos Fondacioni Plavë- Guci) sesa nga vet Komuna apo shteti i Malit të Zi!
Andaj populli duhet ta dijë se kjo qeverisje lokale, përveç mbushjes së xhepave të vet nuk mendon për asgjë tjetër, nuk mendon (të paktën) as për votuesin e vet!
Edhe nëse të gjithë janë në gjumë, edhe nëse askush nuk i dëgjon kërkesat tuaja, unë do të rri zgjuar 24 orë në ditë në mënyrë që zëri juaj të dëgjohet, jo vetëm këtu por edhe më larg!
Të gjithë qytetarëve të Gucisë u them se nuk jeni vetëm.
Për ç’do ankesë, për ç’do kërkesë, për ç’do hall të juajin më tregoni kurdoherë, në ç’do kohë dhe do ta shtroj si problem!
Nuk do të ju nëpërkëmbë askush, nuk do të mund të ju nënvlerësoj askush, jeni njerëzit më shpirtë-bardhë në botë dhe nuk do ta lejojmë askënd të luaj me ndnjenjat tuaja, të luaj me nderin tuaj, të luaj me krenarinë tonë!
JENI TË VEÇANTË. KRENARË ME JU!
Asdren Çelaj, Master i Filozofisë, kryetar i Klubit të Këshilltarëve të Lidhjes Demokratike-Guci