Më 04.05.2017, u mbajt seanca e 17-të, e jashtzakonshme e KU të Tuzit. Në rend të ditës ishte çeshtja e pagave për funksionarët dhe të punësuarit në KU, si obligim ligjor për të harmonizuar aktet me normat e Kryeqytetit dhe të ligjit mbi punësim.
Seanca filloi me vonesë sepse nuk kishte kvorum, të cilin ua siguruan dy këshillëtarët e ASH-së. Në seancë nuk mori pjesë pjesa tjetër e opozitës IQ, PSD, PSP dhe LD.
Faktikisht në fillim të seancës ishte prezent këshilltari i LD-së, Prëlë Ujkaj, i cili u tha se klubi i kësaj partie nuk do të marrë pjesë në seancë, dhe as në seancat e ardhshme, të ngjashme, përpos kur në rend të ditës të ketë çeshtje të rëndësishme për Malësinë. Këtë, shtoi Ujkaj, edhe për shkakun se nuk kanë vullnet të polemizojnë me partitë e tjera shqiptare, sepse nuk duan të mbyllin dyert për ndonjë bashkepunim të ardhshem. Pas kësaj Ujkaj, lëshon seancën e Kuvendit, para aprovimit të rendit të ditës.
Seanca vazhdoi punimet me aprovimin e të tri pikave të rendit të ditës (Propozim vëndimi mbi të ardhurat e funksionarëve lokal të Komunës Urbane të Tuzit, propozim vëndimi mbi ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit mbi të ardhurat e zyrtarëve dhe administratorëve lokal të Komunës Urbane të Tuzit, propozim – vendimi mbi pjesën variable të punës), për gjithsei 15 min, me votat e PDS-së, UDSH-së,PB-së dhe ASH-së. Në diskutim muaren pjesë vetem Kryetari i KU të Tuzit, Abedin Axhoviq dhe këshilltari i PDS-së, Halil Dukoviq.
Albert Camaj