OJQ-të e Ulqinit kërkojnë amnestimin e dr. Dragës

Në tubimin joformal të një grupi përfaqësuesish të organizatave joqeveritare dhe intelektualësh nga Ulqini u soll vendimi që të iniciohet nënshkrimi i on-line peticionit me të cilin do të kërkohet publikisht nga kryetari i Malit të Zi Filip Vujanovic që të amnistojë Dr. Nail Dragën.

Zëvendës drejtori i Qendrës për kulturë në Ulqin nga e hëna po vuan dënimin me burg të cilin ia caktoi vitin e kaluar Gjykata e lartë në Podgoricë për shkak të “keqpërdorimit të pozitës zyrtare”.

Ai u dënua me 6 muaj burgim për shkak të akuzës së keqpërdorimit të pozitës zyrtare , çka nga OJQ-të u cilësua si faj minor në krahasim me keqpërdorimet e ndodhura në Ulqin gjatë këtyre dy dekadave dhe për të cilat askush nuk mban përgjegjësi.

Mësohet se kërkesa presidentit do ti dërgohet gjatë javës së ardhshme.