Deputetët e Kuvendit të Kosovës, i kanë dhënë mbështetje mocionit të opozitës për rrëzimin e Qeverisë Mustafa.
Me 78 vota për, 34 kundër dhe 3 abstenime, Kuvendi votoi mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së Isa Mustafës të iniciuar nga NISMA, AAK dhe VV dhe të mëbshtetur nga 42 deputetë.
PDK, aleati qeverisës i LDK ishte ai cili i ka dhënë goditjen përfundimtare Isa Mustafës, duke e rrëzuar nga qeveria.
Pas votimit të mocionit për rrëzimin e qeverisë nga ana e deputetëve të Kosovës, tashmë edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka nënshkruar dekretin për shpërbërjen e Kuvendit.
Kosova pritet që të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme brenda 30 ditësh.