Këtë fundjavë organizohet “Dita e Rumisë 2017” – Programi

Kësaj fundjave, me 20 dhe 21 maj, Shoqata e bjeshkatarëve ”Rumia” nga Ulqini organizon për të gjashtin vit me radhë manifestimin tradicional gjithëpopullor ”Dita e Rumisë 2017”. Qëllimi kryesor i këtij manifestimi është ruajtja dhe përtëritja e traditës shumëshekullore të popullatës vendore të daljes në majen e malit Rumisë, i cili konsderohet si simbol i ekzistencës së tyre.

Poashtu qëllim në vehte është njohja me bukuritë natyrore të kësaj ane si dhe shoqërimi i bjeshkatareve dhe krijimi i njohjeve të reja ndërmjet tyre. ”Dita e Rumisë” si maniestim unik vlerësohet ndër veprimtaritë kryesore të kësaj treve duke tubuar adhuruesit e traditës, historisë, kulturës, natyrës, bjeshkatarisë etj. Gjatë viteve të kaluara pjesëmarrës kanë qenë me qindra bjeshkatarë nga Kraja, Tivari, Ulqini, Ana e Malit, Malësia, Shqipëria, Kosova etj, duke ndikuar në masivizimin e këtij manifestimi i cili me vlerat që përçon është bërë tashmë pjesë e ofertës turistike.

 

PROGRAMI

E shtunë, me 20 maj 2017

  • Ora 20:00
    Kamping tërë natën në fshatin Brisk Nalt të Krajës,

 

E dielë, me 21 maj 2017

  • Ora 04:00
    Nisja e bjeshkatareve nga Ulqini, para komunës,
  • Ora 05:30 – 06:00
    Grumbullimi i bjeshkatarët në fshatin Brisk Nalt,
  • Ora 06:00
    Nisja e bjeshkatareve për në Majen e Rumisë,
  • Ora 11:00
    Mbërritja e bjeshkatareve në Maje të Rumisë (1595m lmd)
  • Ora 12:00
    Garat popullore në Djerr tëm Rumisë
  • Ora 13:00
    Zbritja e bjeshkatareve në fshatin Brisk Nalt,
  • Ora 16:00 – 16:30
    Programi kulturo-artistik në fshatin Brisk Nalt,
  • Ora 18:00
    Shpërndarja e bjeshkatarëve dhe përfundimi i Manifestimi tradicional gjithëpopullor ‘’Dita e Rumisë 2017’’

 

Për më shumë detaje vizitoni faqen Shoqata e bjeshkatareve ‘’Rumia’’ – Ulqin në facebook