E pabesueshme: Federata malazeze e futbollit nis procedurë disiplinore ndaj Otrantit për shkak të flamurit shqiptar

Flamuri shqiptar nuk sanksionohet në stadiumet e Spanjës, Italisë, Gjermanisë, por sanksionohet në trojet shqiptare në MZ?

Komisioni për gara pranë Federatës malazeze të futbollit do të nis procedurat disiplinore kundër ekipit të futbollit Otrant Olimpik nga Ulqini për shkak të organizimit të dobët të ndeshjes së javës së fundit kundër Ibrit nga Rozhaja.

Organizimi i dobët sipas këtij komisioni ka të bëjë në pjesë e shpalosjes së flamurit shqiptar në shkallët e stadiumit gjatë ndeshjes në fjalë.

E gjitha kjo ka nisur nga delegati i takimit të ndeshjes të cilit i ka ra në sy flamuri shqiptar tek shikuesit e Ulqinit dhe i njëjti mënjeherë pas ndeshjes e ka paraqitur këtë rast nëpërmes formularit përkatës të ndeshjes. Nuk dihet se si dë të jetë epilogu i gjithë kësaj.

Përveç kësaj, ekipi nga Ulqini është dënuar me 300, 00 euro për shkak të kartonave të fituar nga lojtaret gjatë ndeshjes kundër Ibrit.

Në lojën në fjalë, ulqinakët fituan në një nga ndeshjet më të mira dhe më të rëndësishme të tyre për këtë vit.