Lajmerim: Peticion për përkrahjen morale të TV Boin

TV Boin është televizioni i parë dhe i vetmi i pavarur në gjuhën shqipe në Mal të Zi.

Që më 28 Nëntor të vitit 2001 TV Boin është në shërbim të kombit shqiptar.

TV Boin, televizion ky i të gjithë shqiptarëvew, sot iu drejtohet banorëve të Malësisë për një përkrahje morale. Përmes një nënshkrimi të thjeshtë, ju do të tregoni se e doni dhe e përkrahni punën e TV Boin.

Stafi i TV Boin në mënyrë të organizuar, me përkrahjen e disa të rinjve vullnetarë, do të jetë në teren të shtunën dhe të dielën, më datën 20 dhe 21 Maj.

Banorë të Malësisë na pritni këtë fundjavë. Nënshrkimi juaj tregon dhe vërteton përkrahjen tuaj të madhe TV Boin.