Ramush Haradinaj kandidat për kryeministër i koalicionit (PDK-LB-AAK – Nisma)

Ish Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njëheri edhe Kryetar i AAK-së Ramush Haradinaj, është kandidat për kryeministër i koalicionit PDK-LB-AAK dhe Nismës për Kosovën. Lajmin e ka bërë të ditur Enver Hoxhaj nga PDK-ja nëpërmjet një konference për media. Ai ka thënë se koalicioni është marrë vesh që Haradinaj të jetë kandidat i këtij koalicioni për kryeministër të Kosovës. Ndërsa Zëdhënësi i AAK-së Muharrem Nitaj, tha se më në fund ky vend ka nevojë të udhëhiqet nga Ramush Haradinaj. Nitaj tha se koalicioni i arritur sonte është koalicion fitues i zgjedhjeve.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, pas lidhjes së koalicionit parazgjedhor mes PDK-së,LB-së, AAK-së dhe Nismës, ka thënë se ky vendim është marrë në të mirë të qytetarëve dhe po ashtu e quajti koalicion që është në të mirë të qytetarë dhe orientimeve perëndimore. Ai në një intervistë për RTK tha se PDK ka interes përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe është parti e veprimit, që ka prioritet interesin e qytetarëve.
“Me Ramushin, një koleg me të cilin kemi qenë bashkërisht në luftën për vendin tonë, kemi arritur koalicion për të mirën e vendin tonë. Së bashku me Ramushin do ta kemi një fillim të ri, për ta zhvilluar ekonominë dhe ecjen përpara në zhvillimet euroatlantike”, tha Veseli.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli gjatë pjesëmarrjes  në memorialin përkujtimor në fshatin Jabllanic të Komunës së Gjakovës ku u përkujtuan 33 dëshmorët e rënë e ka quajtur Ramush Haradinajn, nip të shqiponjës. “Me vjen mire qe është këtu dhe e përshëndes atë që është nip i Shqiponjës, kryeministrin Ramush Haradinaj”, ka thënë Veseli.
Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka thënë se besimin që ka arritur ta marr nga qytetarët dhe subjektet politike do ta përdorë për të mirën e vendit.
Haradinaj , gjatë ceremoninë përkujtimore në fshatin Jabllanicë të komunës së Gjakovës, me rastin e përkujtimit të 33 dëshmorëve rënë, dekalrojë se besimin që kam marrë nga qytetarët dhe disa subjekte politike do ta përdori për të mirën e vendit dhe jo për interesat politike të partisë,
Haradinaj në këtë fjalim foli edhe për temat e ndjeshme aktuale në vend, ku mes të tjerash tha se kufiri i Kosovës është në Çakorr, ndërsa nuk do të ketë vend për Asociacion e as për Serbinë në Kosovë.
“Kosova është e vogël dhe nuk ka vend për asociacion, kufiri i Kosovës është në Çakorr, në Kosovë nuk ka vend për jug e për veri, në Kosovë nuk do të ketë vend për Serbinë”, ka thënë Haradinaj.
Ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Alenca Kosova e Re kanë nënshkruar marrëveshjen për koalicion parazgjedhor.
Kurse  nga Lëvizja Vetëvendosje kanë njoftuar se në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 11 qershor do të vazhdoj e vetme.
Në Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, do të jenë 100 vëzhgues nga Bashkimi Evropian  të cilët do të marrin pjesë gjatë zgjedhjeve të 11 qershorit që do të mbahen në Kosovë, njoftojë  Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.Daka tha se këtë konfirmim e ka marrë nga përfaqësuesja e BE-së Natalya Apostolova.