Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka shtyrë nga anash kryeministrin e Malit të Zi, Dusko Markovic, për të dalë në plan të parë në samitin e NATO-s në Bruksel.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se Trumpi po shkonte në vendin e tij të paraparë.
Në videoxhirim duket qartë se si Trump me dorë të majtë shtyn Markovic-in nga anash dhe del në rend të parë.
Ky gjest u komentua shumë në mediet ndërkombëtare.
“Presidentit të SHBA-ve në fakt i takon të jetë në rreshtin e parë, por mënyra e lëvizjes se tij, ky gjest i pa takt dhe i papjekur bie më shumë në sy”, ishte një ndër komentet interesante. /MALESIA.ORG/