Shtegtimi tradicional në majën e malit të Rumisë zbuloi çmendurinë e radhës të medieve në Mal të Zi.
Ky është një shtegtim i cili organizohet për të gjashtën herë nga Shoqata e Bjeshkatarëve “Rumia” nga Ulqini, në të cilin marrin pjesë bjeshkatarët, adhurues të natyrës dhe kampingut, e me çrast edhe organizohen gara popullore.
Duke qenë se pjesëmarrësit janë shqiptar, normale që aty të shihet edhe flamuri shqiptar, por që edhe kësaj herë ka shqetësuar mediet në Mal të Zi.
Gazetat DAN dhe Vijesti, si dhe portali IN4S këtë shtegtim e pasqyruan si të na kishte plasë lufta.
”Shqiptarë me uniforma dhe të armatosur okupojnë Ruminë në Ditën e pavarësisë së Malit të Zi” ishte një ndër titujt më të çmendur.
Ata shtegtimin e pasqyruan si kamp ushtarak, sepse siç duket në disa fotografi të postuara këtë vit dhe viteve të mëparshme, kishte pjesëmarrës më flamuj shqiptar, ndonjë thikë apo sëpatë, mjetë të cilat janë të nevojshme për kamping në natyrë.
Pjesëmarrës i garave të gjuajtjes së shenjës me pushkë sportive me ajër, ishte edhe kryetari i komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, fotografia e të cilit nga këto medie publikohet si “dëshmi”.
Gjithsesi se shkrime të tilla nga mediet janë qesharake, por ato kanë qëllime nxitëse kundër shqiptarëve. /MALESIA.ORG/