Më 28 maj 2017, në organizimin e rinisë së Trieshit, u mbajt aktivitet përkujtimor, në shënjë respekti për figurat e shquara nga Trieshi, babë e birë, Agron dhe Gjon Lucaj.
Ky aktivitet filloi në mengjes në Triesh, me vëndosjen e kurorëve me lule, pranë bustit dhe varrit të Gjon dhe Agron Lucaj. Pastaj u bë një vizitë edhe në kullën familjare, në Stjepoh-Triesh, me ç’rast u shtrua edhe një koktei modest për të pranishmit.
Të pranishmit në emer të rinisë së Trieshit i përshëndeti Gjokë Dedivanaj, ndërsa në emer të shtapiakut nipi i Gjon Gjekës, Pjetër Lucaj.
Akademia Përkujtimore e këtij aktiviteti u mbajt po të njëtën ditë në QKI „Malësia“, në Tuz.
Mysafir special i mbrëmjes i cili e bëri hapjen dhe mbylljen e këtij aktiviteti përkujtimor ishte këngëtari i mirënjohur nga Malësia, Nikollë Nikprelaj, i cili këndoi këngën kushtuar Gjon dhe Agron Lucaj.
Në këtë aktivitet morën pjesë një numër i madh qytetarësh nga Malësia, ndër ta përfaqësues të institucioneve, klerikë, mësimdhënës, politikan, profesor universitetesh etj, por edhe mysafirë nga Shqipëria dhe Kosova.
Folësit e rastit ishin profesorët nga Kosova, Prof. Dr.Marjan Dema, Rektor i Universitetit të Prishtinës , Prof. Dr. Anton Kolë Berishaj, përndryshe ish Rektor i Universitetit të Prishtinës, Prof. Dr. Naim Syla, prodekan i FSH-së në Universitetin e Prishtinës. Përveç tyre folës të rastit ishin edhe Prof.Dr.Palokë Berisha, studiues, Fran Camaj, publicist dhe shkrimtar, Inxhinier Kolë Gjelaj si dhe Mr. Marash Dukaj. Poezinë kushtuar Gjon dhe Agron Lucaj e lexoi Mr. Mark Lucgjonaj. E gjithë kjo nën përkujdesjen e moderatores, Dijana Dukaj, gazetare.
Veprat dhe studimet e Gjon dhe Agron Lucaj, u vlerësuan lartë nga folësit e rastit.
Urojmë që aktivitete të tilla të kemi sa më shumë, në respekt të figurave të shquara të kombit tonë.
Albert Camaj