Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve njofton opinionin se Ministria e Arsimit ka nxjerrë në diskutim publik projektligjet mbi ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve ekzistuese të arsimit në Malin e Zi.
Ftojmë të gjithë aktorët e interesuar, përfshirë specialistë të arsimit, drejtues të shkollave, mësimdhënës, përfaqësues të partive politike dhe të shoqërisë civile etj., që të japin propozimet, sugjerimet dhe komentet e tyre në propozimet e ligjeve.
Propozimet, sugjerimet dhe komentet mund t’i dërgoni në adresën e Këshillit deri më 7 maj 2017, në adresën e e-mailit: knsh@t-com.me ose drejtëpërdrejt Ministrisë së Arsimit, në adresën e e-mailit: mps@mps.gov.me deri më 10 maj 2017.
Projektligjet mbi ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve të arsimit mund t’i gjeni duke klikuar në adresën e mëposhtme.
http://www.mps.gov.me/vijesti/171493/P-O-Z-I-V.html
Për t’u informuar për ligjet e arsimit në fuqi mund të vizitoni web faqen tonë www.knsh.me
Për çdo gjë, Ju lutem, mund të na kontaktoni në numrin e tel. 030/411 302 ose në adresën e e-mailit: knsh@t-com.me
Shërbimi për informim i KKSH-së