Zgjedhjet në Tuz do të organizohen më së largu deri me 1 dhjetor të vitit 2018

Zgjedhjet në Tuz do të organizohen më së largu deri me 1 dhjetor të vitit 2018 rezulton nga ligji për ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për organizimin territorial të Malit të Zi , të cilin e ka vërtetuar qeveria.

Zgjedhjet e para për Kuvendin e Komunës së re , pas sjelljes së ligjit me të cilin janë ndryshuar ndryshime territoriale i shpall presidenti i Malit të Zi në afatin prej 90 ditë prej ditës së hyrjes në fuqi , respektivisht prej fillimit të zbatimit të ligjit me të cilin formohet komuna e re .

Mjetet për realizimin e zgjedhjeve të para për Kuvendin e komunës së re sigurohet nga buxheti i Malit të Zi , thuhet në propozim ligjin e miratuar nga ana e qeverisë.

Ligji, sipas të dhënave të gazetës Pobjeda gjendet në Procedurën Kuvendore dhe pritet që Parlamenti lidhur me të të deklarohet gjatë seancës së rregullt pranverore.
Ligji ka paraparë gjithashtu formimin e Këshillit organizues në afatin prej 30 ditëve prej ditës së hyrjes në fuqi, respektivisht fillimit të zbatimit të ligjit me të cilin është formuar Komuna e re.

Këshillin organizativ e përbëjnë nga 3 përfaqësues të komunës të të cilës ka ardhur deri tek ndryshimi territorial dhe formimit të Komunës së re dhe një përfaqësues i Ministrisë.

Këshilli organizativ propozon mënyrën e rregullimit të marrëdhënieve ndërmjet komunave , kufizimin territorial, mënyrën e ndarjes të pasurisë dhe aktiviteteve të tjera për formimin e kushteve për fillimin e punës të komunës së re thuhet në propozim ligj. /RTMZ/Malesia.org/