Komisioni parlamentar përkrahë formimin e komunës së Tuzit

Komisioni për sisteme politike i Kuvendit të Malit të Zi në seancën e sotme ka përkrahur ndryshimet e Ligjit për organizim territorial të Malit të Zi, përmes të cilit parashihet formimi i komunës së Tuzit.

Ndryshimet e ligjit në emër të Ministrisë së Administrimit Publik i prezantoi sekretari shtetërorë pranë kësaj ministrie, Nik Gjeloshaj.

Për ndryshimin e Ligjit për organizim territorial, parlamenti malazeze do të diskutoj të ënjtën, shkruan agjencia e lajmeve Mina.

Implementimi i ligjit parashihet të aplikohet nga 1 shtatori i vitit 2018. /MALESIA.ORG/