Më 1 prill 2017, në kremtimin e Ditës së Komunës së Ulqinit, në Qendren për kulturë u mbajt seancë solemne e Kuvendit Komunal, ku përveç zyrtarëve lokal dhe shtetëror mori pjesë edhe Presidenti i Shqipërisë, shkelqesia e tij z. Bujar Nishani, ndërsa mysafirë të tjerë ishin edhe Presidenti i MZ Filip Vujanoviq, përfaqesuesë nga Kosova dhe Maqedonia, si edhe kori diplomatik i vendeve të ndryshme.
Ndërsa, në mbremje, për nderë të Presidentit, nën organizimin e Komunës së Ulqinit, në restorantin “Lamiga” në Anë të Malit, u organizua pritja me perfaqesuesë të jetës politike e kulturore nga të gjitha trevat shqiptare nën Mal të Zi.
Fjalen përshëndetse në këtë mbrëmje e pati Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu, si dhe shkelqesia e tij z. Bujar Nishani, i cili është Presidenti i vetem shqiptar që ka vizituar gjatë mandatit të tij pothuajse të gjitha trevat shqiptare në Mal të Zi.
Nishani edhe me këtë rast foli për vlerat e shqiptarëve në MZ, duke e potencuar kontributin e tyre dhënë rrjellave demokratike në këtë shtet.
Me këtë rast z. Nishani ndau dekoratat “Nderi i Kombit”, dy përsonalitete të shquara të shkencës, Dr. Simë Dobrecit dhe Prof.Dr Ruzhdi Ushtakut.
Albert Camaj