Nënkryetari dhe deputeti i Lëvizjes Qytetare Ura, z.Dritan Abazoviq, është kandidati i vetëm për lider të kësaj Lëvizje politike.
Siç shkruan „Vijesti“, Abazoviq, është propozuar nga të gjithë këshillat komunale të këtij subjekti politik.
Kongresi i kësaj Lëvizje politike, do të mbahet më 9 prill 2017,me listën prej 450 delegatësh, të cilët do të zgjedhin udhëheqësinë dhe Kryetarin e Kësaj partie politike.
Dritan Abazoviq, nëse zgjidhet Kryetar i kësaj partie, do jetë Kryetari i parë shqiptar, i cili do të drejtojë një parti të spektrit qytetarë në këtë shtet.
Albert Camaj