Me rastin e 106 vjetorit të Kryengritjes së Malësisë, më 6 prill 2017, në ora 15, në Bratilën Legjendare Shoqata Kulturo Artistike ”Dedë Gjo Luli”, organizon manifestim kulturor.
Marrin pjesë Shoqëria Kulturore Artstike “Rapsha”, Shoqëria Kulturore Artstike “Besa”, si dhe këngëtari Arben Delaj. Në rast të përkeqësimit të motit manifestimi do të mbahet në QKI “Malësia”, me fillim në ora 20.
Ndërsa nga Lidhja Demokratike, paralajmërojnë se edhe sivjet si edhe tash 27 vite me radhë, do të dalin në Bratilën e lavdisë, Nisja do të bëhet nga parkingu i Komunës Urbane të Tuzit, në ora 14.