Në kuadër të vizitës zyrtare në Mal të ZI, Ministri i punëve të jashtme të Shqipërisë Ditmir Bushati ka nënshkruar me homologun e tij malazias Srdjan Darmanovic marrëveshje bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë. Bushati përmes postimit të tij në rrjetin social FB e vleresoi te suksesshme vizitën me Kryeinistrin Edi Rama në Podgoricë.
”Mbledhja e përbashkët e dy qeverive tona në Shkodër në Tetor të këtij viti do na mundësojë të bashkërendojmë më mirë vendimet tona dhe politikat zhvillimore ndërkufitare. Në qëndër të vëmendjes tonë, janë të drejtat e shqiptarëve në Malin e Zi. Ndaj, biseda në Ulqin me përfaqësuesit e tyre politikë na dha shenja optimizmi për përmbushjen e të drejtave të tyre dhe ecurinë e projekteve të ndërsjellta në zonat ndërkufitare”, theksoi Ministri Bushati. /MALESIA.ORG/