Nik Gjeloshaj, nënkryetari i Alternativës Shqiptare, është emëruar në postin e Sekretarit Shtetëror pranë Ministrisë së Administrimit Publik. Ky njoftim është postuar në faqen e tij në facebook.
“Unë vendosa që në emër të ASH, t’u shmangem privilegjeleve që më takojnë, një vit mbas pushimit të mandatit të deputetit, për t’u angazhuar në Ministrinë e Administrimit Publik, në postin politik, Sekretar Shetëror, një detyrë që është më e afërta me ministrin. Siç e dini edhe ju vet, se ministria në fjalë është propozuese formale e ligjit për komunë të Tuzit”, shkruan Gjeloshaj.
Sipas tij, nga kjo pozitë ai do të ketë mundësi që nga afër të përcjell implementimin e plotë të ligjit të aprovuar nga Qeveria për komunën e Tuzit-Malësisë. Ai sqaroi se është e paraparë që të formohet komision i posaçëm, në të cilin një nga anëtarët kryesor do të jetë nga Ministria e Administrimit Publik.
“Jo rastësisht do të ushtroj këtë detyrë; sikur kam njoftuar opinionin e gjerë edhe më parë, se në politikë jam angazhuan për Komunën e Tuzit, jam bashkëthemelues i subjektit politik, pra ASH, që qëllim pripar kishte dhe mbetet vetëqeverisja e plotë për Malësinë”, shkruan Gjeloshaj. /MALESIA.ORG/