Siç njofton e Përdishmja “Dan”, Parlamenti i Malit të Zi, më 27 prill, do të diskutojë, për ndryshimet e propozuara të Ligjit për organizimin territorial, të cilët përcaktojnë që Tuzi nga 1 shtatori i vitit 2018, të fitojë statusin e Komunës së plotë. Siç kanë shpjeguar, nga kjo datë do të fillojë zbatimi i këtij Ligji edhe pse ai hyn në fuqi ditën e tetë nga publikimi i tij në Gazetën Zyrtare të Malit të Zi.
Kuvendi komunal, ose Kuvendi i komunave në të cilat ka ardhur deri te ndryshimi territorial, për të krijuar kushte për nisjen e punës së komunave të sapoformuara, do të formojë këshillin organizativ brenda 30 ditëve nga fillimi i zbatimit të Ligjit. Këshillin organizativ e përmbajnë 3 anëtar nga komuna nga e cila ka ardhur deri te ndryshimi territorial dhe komunës së sapoformuar si dhe një përfaqësues nga ministria.
Këshilli Organizativ propozon mënyrën për krijimin e marrëdhënieve në mes të komunave, kufizimin territorial, metodën e ndarjes së pasurisë dhe aktiviteteve të tjera për të krijuar kushtet për fillimin e komunave të sapoformuara.
Zgjedhjet e para për Kuvendin e komunave të sapoformuara, pas miratimit të Ligjit të ndryshimeve territoriale, do ti shpallë Presidenti i Malit të Zi, brenda 90 ditëve nga fillimi i zbatimit të Ligjit për themelimin e komunës së re. Fondet për zbatimin e zgjedhjeve të para për Kuvendin e komunave të sapoformuara sigurohen nga buxheti i Malit të Zi.
Seancën konstituive të Kuvendit të komunave të sapoformuara e thërret Kryetari i Kuvendit të Komunës, në të cilën ka pasur ndryshime territoriale. Aktivitetet e zyrtarëve të qeverisjes vendore dhe lokale dhe të punësuarve të cilët kanë kryer këto detyra në administratën lokale të komunës së Tuzit si komunë në kuadër të Kryeqytetit do ti marrë përsipër qeverisja lokale e Komunës së Tuzit, brenda 30 ditëve nga dita e konsolidimit të këtyre organeve”.
Deri te konsolidimi i organeve të qeverisjes lokale të komunës së Tuzit, detyrat nga kompetencat e tyre do të kryhen nga ana e administratës lokale, si komunë në kuadër të Kryeqytetit “, thuhet në propozimet e ndryshimeve të ligjit. Deri në miratimin e buxhetit të komunës së plotë tëTuzit, financimi do të bëhet nga buxheti i komunës, së Tuzit si komunë në kuadër të Kryeqytetit.
Albert Camaj