PDS-së, Tuzi vetëm për zgjedhje i nevoitet

Siç shkruan sot gazeta ” Vijesti”, disa nga liderët opozitarë të komunave urbane kanë reaguar në deklaratën e kryebashkiakut të Podgoricës rreth statusit të komunave urbane, i cili dje kishte deklaruar se “për Tuzin dhe Golubovcin do të ishte më së miri që të mbetet në kuadër të Kryeqytetit”.

Kështu Mirosllav Brajoviq, nga Fronti Demokratik thotë se me daljen e KU të Tuzit nga Kryeqyteti, PDS, në ç’do zgjedhje do ishte i mundur nga opozita. Ai ka thënë se FD kërkon që mbi statusin e Golubovcit të mos vëndos askush tjeter vetëm qytetarët, të cilët, në lidhje me këtë çështje, do të deklaroheshin në referendum. Më tutje ai thekson se do t’a kuptonte qëndrimin e Stjepoviqit e edhe të Radoniqit sikur qytetarët e Zetës dhe të Tuzit të deklaroheshin lidhur me këtë. Ai madje do ta kuptonte Stijepoviqin sikur t’ua spjegonte qytetarëve të Zetës dhe Tuzit, pse askush nga PDS-ja nuk ishte i shqetësuar për qytetarët e Plavës, Rozhajës, Petnjicës, Shavnikut dhe Plluzhinës, kur u është lejuar statusi i Komunës së plotë, duke shtuar se për komunat e lartpërmendura Zeta dhe Tuzi janë Zvicra të vogla.

Këshilltari i Lidhjes Demokratike, në KU të Tuzit, Nikollë Camaj, vlerësoi se është i pritshëm një mendim i këtillë i Stjepoviqit dhe i të gjithë kryebashkiakëve të Podgoricës, apo edhe i kujtdo tjetër që përfiton nga qeversija e siguruar me vota nga Malësia. “Ç’do ditë lexojë këso qëndrimesh nga DPS, nga Partia Boshnjake dhe disa partitë shqiptare. Thënë më së buti, është pak e pamoralshme që t’u thuhet të tjerëve se çka është më e mirë për ta, siç u thohet fëmijëve të vegjël. Por, kur ata flasin, në thelb nuk mendojnë se çka është më mirë për ne, por çka është më mirë për ta”, ka thënë Camaj. Ai ka theksua se pa komunë të plotë nuk ka as zhvillim as demokraci, dhe se e brengosin qëndimet e këtilla, të shprehura mu tani, kur Mali i Zi e ka fituar detyrën e shtëpisë, që ta përfundojë çështjen e statusit, e që padrejtësisht shtyhet me dekada. Jemi të vetëdishem se edhe kjo ndodhë për qëllime të caktuara, dhe ajo është zvarritje e procesit dhe përfitimi politik i partisë në pushtet. Camaj vlerësoi se buxheti i gatshëm është vetëm një karrem zgjedhor, dhe se ai vetëm krijon parazitë, duke theksuar se Malësisë i nevoiten kuadro dhe politikanë puntorë, të vyeshem dha kreativë, e jo parazitë partiakë që duan të jetojnë në kurrizë të tjetër kujt.

Ndërkaq, këshilltari nga radhat e PDS-së, në KU të Tuzit, Nikollë Gegaj, ka thënë se, në lidhje me këtë çështje, qëndrimi i Kryebashkiakut të Podgoricës dhe i Qeverisë është i njëjtë, kështu që Komuna e Tuzit në Kuadër të Kryeqytetit, do të funksionojë, siç është precizuar, me ndyshimet dhe plotësimet e ligjeve mbi organizimin territorial, duke theksuar se komuna e plotë e Tuzit është sfidë dhe obligim. Gegaj ka thënë se së shpejti edhe Parlamenti, do t’i miratojë ndryshimet e ligjeve të cilat i ka aprovuar Qeveria. Pra, nuk ka kthim mrapa, por Stjepoviq ka folur nga pozicioni se çka është më e sigurtë për Tuzin dhe Gollubovcin, që si Komunë në kuader të Kryeqytetit, të kenë të siguruar buxhetin operativ, dhe beneficione të tjera, kurse si Komuna të plota, gjiçka duhet të krijojnë vetun, ka thënë Gegaj.

Albert Camaj