Qani Osmani: Gjuha shqipe, (jo) zyrtare në Mal të Zi

Nga Qani Osmani

Letërnjohtimi material dhe shpirtëror i një kombi është gjuha të cilën ai e flet në jetën e përditshme, ndërsa letërnjohtim formal dhe fizik i tijë është flamuri që ai e ka valvitur nëpër beteja dhe luftëra gjatë gjithë historisë së ekzistencës së vet! Doket, zakonet dhe tradita e kultivimit të kulturës kombëtare janë djepi ku është rritur dhe zhvilluar trupi dhe është kultivuar shpirti i kombit, i artikuluar me anë të gjuhës si personifikues i tij.

Gjuha është pasuria më e madhe e një populli. Në rastin e shqiptarëve ajo është dëshmi e fortë e autoktonisë së tyre. Fakti se gjuha shqipe flitet dhe shkruhet vetëm nga shqiptarët dhe fakti se ajo është krejt e veçantë dhe nuk ngjan aspak me asnjë gjuhë tjetër në botë, është dëshmia më e mirë se shqiptarët kanë qenë gjithmonë të pranishëm në këto troje, janë autokton dhe nuk janë popull endacak që kanë gravituar nga ndonjë vend tjetër siç është rasti me shum popuj të tjerë të ballkanit.

Mësojmë këto ditë nga disa autoritete politikë shqiptar si përfaqësues autentik dhe legjitim të popullatës shqiptare në Mal të Zi, por,edhe nga disa mediume vendore dhe më gjërë si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni,Luginë të Preshevës etj, se ndryshimi i ligjit mbi të drejtat dhe liritë e pakicave në Mal të Zi, parashikon zyrtarizimin e gjuhës shqipe në të gjitha komunat ku ato përbëjnë 5% të popullsis. Pra sipas këtyre autoriteteve politikë shqiptarë, gjuha shqipe përveç në Ulqin, Tuz dhe Plavë me ligjin e ri zyrtarizohet tash edhe në Rëzhajë, Podgoricë, dhe Tivar.

Ska dyshim se ky ligj për opinionin e gjërë shqiptar përbën një hap të madhë në drejtim të avancimit të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi. Megjithatë, nëqoftë se e marrim për bazë praktikën e deritanishme faktet flasin vetë dhe tregojnë se gjuha shqipe në Mal të Zi është më shumë një gjuhë e folur mes komunitetit shqiptar, sesa realisht një gjuhë e zyrtarizuar në institucione shtetrore dhe lokale.

Në Mal të Zi, shtet ky që trajtohet mjaftë demokratik për shqiptarët në disa vendbanime me shqiptar, nuk ka as shkolla fillore ku mësimi mbahet në gjuhën shqipe. Në ato vende ku shqiptarët kanë mundësi shkollimi në gjuhën amtare në arsimin fillor dhe të mesëm, mësojnë me tekste shkollore diskriminuese. Për tekstet shkollore aktuale lirisht mund të themi se janë thjesht përkthime tendencioze, ofenduese dhe diskriminuese për shqiptarët.

Fakti, se aktet juridike kushtetuese dhe ligjore në fuqi në Mal të Zi, nuk e zyrtarizojnë gjuhën shqipe dhe shkrimin e saj në nivel shtetëror, të paktën jo ashtu siç u zyrtarizua gjuha serbe në Kosovë, ku në “kushtetutën e saj ka një dispozitë ku thuhet se në Kosovë gjuhë zyrtare janë gjuha shqipe dhe gjuha serbe,” megjithëse serbët përfaqësojnë vetëm 5% të popullsisë së Republikës së Kosovës. “Për më tepër e degradojnë dhe e segmentojnë atë në drejtim të margjinalizimit të saj me qëllim të zhdukjes së tiparëve dhe gjurmëve multinacionale të realitetit shoqëror dhe etnik në Mal të Zi, sepse gjuha shqipe dhe shkrimi i saj në Mal të Zi nuk trajtohet si gjuhë zyrtare dhe si një e drejtë kolektive, por si një e drejtë individuale, si gjuhë e palës, si gjuhë e individit, si një gjuhë e qasjes, e jo si gjuhë e shtetit përkatësishtë si gjuhë e organit shtetëror apo e personit zyrtar në ushtrimin e veprimeve dhe procedurave të ndryshme zyrtare shtetërore dhe lokale”

Për ato që nuk kanë njohuri fatkeqësisht, tani statusi kushtetues dhe ligjor i gjuhës shqipe në Mal të Zi veçohet edhe pse shqiptarët ne këto troje janë popull autokton dhe se pikërisht gjuha është ajo që i veçon nga popujte tjer që e përbëjnë shtetin malazez. “Gjuha shqipe nuk parashihet fare në Presidencën e Malit të Zi, ministrat shqiptar nuk mund as ta shkruajn e as ta flasin gjuhën shqipe në Qeveri, seancat plenare të Parlamentit nuk mund të udhëhiqen në gjuhën shqipe, komandat, qoftë ushtarake, qoftë policore, nuk mund të jepen edhe në gjuhën shqipe, procedurat gjyqësore penale, civile dhe të kundërvajtësve nuk mund të udhëhiqen (të realizohen) edhe në gjuhën shqipe (madje as edhe në gjykatat e themeluara në njësitë e vetadministrimit lokal ku gjuha shqipe gjoja do të jetë gjuhë zyrtare në nivel lokal, si: qyteti i Ulqinit, Tuzit, Plavës, Rozhajës, Podgoricës dhe Tivarit”.

Në Mal të Zi, procedurat administrative nuk mund të udhëhiqen edhe në gjuhën shqipe. Prandaj duhet theksuar se gjuha shqipe dhe shkrimi i saj në të gjitha degët e pushtetit shtetëror në Mal të Zi trajtohet si gjuhë e shtetasve të huaj, ose si gjuhë e minoriteteve. Në ish- Jugosllavinë komuniste, udhëheqja e procedurës gjyqësore edhe në gjuhën shqipe ka qenë e përcaktuar me ligj si një e drejtë kolektive e shqiptarëve. “ Nga ana tjetër, sot në praktikë shpesh ndodhin situata tragjiko-komike, sikurse në një proces gjyqësor edhe pse të gjithë pjesëmarrësit janë shqiptarë, si: gjyqtari, avokati, prokurori publik, eksperti mjeko-ligjor, i akuzuari, procesmbajtësi, dëshmitarët, etj,, megjithatë të gjithë ata komunikojnë në gjuhën malazeze (sllave) dhe shkrimin e saj?”.

Nga kjo që u tha më lartë ka të bëjë me faktin se shqiptarët në Mal të Zi, nuk i gëzojnë madje, edhe të drejtat në bazë të statusit të minoritetit, si për shembull, Konventa evropiane mbi gjuhët regjionale dhe minoritare e cila i obligon vendet anëtare të KE-së (ku bën pjesë adhe Mali i Zi) të sigurojnë që gjykatat në procedurat penale, civile dhe administrative, me kërkesë të njerës palë, të realizojnë procedurat edhe në gjuhën regjionale ose minoritare.

Pra, shihet qartë se Ligji kushtetues i shtetit të Malit të Zi, përcakton nocionin e një gjuhe zyrtare si gjuhë e shtetit dhe organeve të saj; Prandaj, shtrohet pyetja; a është gjuha shqipe gjuhë zyrtare në këtë shtet, kur ajo nuk mund të flitet ose të shkruhet në kryerjen e punës dhe procedurat zyrtare nga zyrtarët e shtetit që do t’i përkasin 5%.

Gjuha shqipe e përdorur në Mal të Zi është në një situatë të mjeruar, ashtu siç janë edhe vet shqiptarët. Në këtë drejtim kjo që cekëm më lartë ka të bëjë me mospërdorimin e gjuhës shqipe në shumë institucione të shtetit si dhe për degradimin e saj nga shumë institucione tjera zyrtare. Pa ulur rëndësinë e këtyre aspekteve që kanë të bëjnë më gjuhën tonë amtare, shqetësim serioz përbën degjenerimi dhe sllavizimi i shqipes nga vetë shqiptarët, nga disa mediume dhe institucione ku përdorimi i saj i drejtë nuk ka asnjë pengesë ligjore dhe ku kjo është plotësisht në dorën e vet shqiptarëve. Problemi nuk është vetëm te fjalët e përdorura. E keqja është se disi pa u vërejtur shumë edhe fjalitë tek ne po ndërtohen vazhdimisht sipas rregullave të gjuhës malazeze apo serbe.

Përvoja e deritanishme dëshmonë se disa përfaqësues të partive politike shqiptare por edhe politikan shqiptar në partitë qytetare gjuhën shqipe e përdorin dhe e bëjnë zyrtare vetëm gjatë fushatave parazgjedhore dhe jo në instuticione shtetërore dhe lokale. Të shumta janë rastet ku shum zyrtarë shqiptar shtetëror por edhe lokal (siç është rasti në komunën e Ulqinit) si ato të ekzekutivit ashtu edhe përfaqësuesit e trupit zgjedhor shqiptar(këshilltarët) bastardojnë gjuhën shqipe me ersyen e pa logjikshme se më lehtë e kanë të shprehen në gjuhën sllave.

Këto lloj të politikanëve shqiptar që injorojnë gjuhën shqipe janë mëkatarë!… Thuan se gjuha është pasuri, dhe sa më shumë gjuhë flet njeriu aq më i pasur është. Kjo është e vërtet, siç është e vërtet se për ta mësuar dhe njohur një gjuhë të huaj është parakushtë që ta dishë ta flasish dhe ta shkruajsh gjuhën amtare. Prandaj këtij lloj të politikanëve shqiptar askush nuk ua mohon të drejtën e tyre që të manipulojnë me elektoratin shqiptar gjatë fushatave zgjedhore, por askush nuk ju lejonë që të shfrytëzojn pozitat e tyre politike për të shpërbërë gjuhën shqipe si gjuhë amtare.

Partitë politike shqiptare si përfaqësues autentik dhe legjitim të popullatës shqiptare në Mal të Zi, duhet ta kenë të qartë se veprimet e këtilla të mos përdorimit të gjuhës shqipe nga përfaqësuesit e tyre partiak është manipulim jo korrekt ndaj votuesve shqiptar të tyre. Për ato përfaqësues dhe politikan që bastardojnë gjuhën shqipe dëshiroj tju them se të “kesh programin partiak tënd, të ndryshosh nga të tjerët, është sa logjike aq edhe e drejtë dhe demokratike.Të mos pajtohesh me programet e të tjerëve është po aq e logjikshme, po aq e drejtë dhe e dyfisht më demokratike. Por, të mos pajtohesh me programin tënd partiak, me politikat e tua, të shkelësh parimet e tua është dyftyrësi. E keqja edhe më e madhe bëhet kur dyftyrësinë tënde tenton t’ua shesësh të tjerëve, kur popullit që përfaqëson tenton t’ua nënçmosh intelegjencën”.

(Autori është anëtarë i Këshillit kombëtar shqiptar në Mal të Zi)