Ndahen pesëdhjeteshtatë bursa studentore për studentët nga Malësia nga shoqatat e Diasporës

Shoqatat nga diaspora vazhdojnë me përkrahjen e studentëve tonë në Malësi

Tuz, Malësi (15/04/2017) – Shoqata “Malësia e Madhe” nga New York-u dhe Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe”nga Detroiti, ndanë sot pesëdhjeteshtatë (57) bursa studentore për studentët tonë nga Malësia, për vitin akademik 2016/2017.

Për këtë vit akademik bursat kanë përfituar gjithsej 57 studentë, 32 studentë nga Shoqata Malësia e Madhe nga NY dhe 25 studentë nga Shoqata Malësia e Madhe nga Detroiti.
Studentët që studiojnë jashtë Malit të Zi, në Kosovë apo në Shqipëri, kanë përfitua nga 1000 dollarë, kurse ata që studiojnë në Mal të Zi nga 700 dollarë.

Sasia totale e mjeteve  për bursa për këtë vit akademik nga këto dy shoqata është 45.600 dollarë amerikan.

Në emër të dy shoqatave nga New York-u dhe Michigan-i bursat i dorëzoi anëtari i Kryesisë së Shoqatës Malësia e Madhe nga New York-u, z. Gjon Gjokaj, i cili përgëzoi studentët dhe familjarët e tyre për bursat e përfituara.         

Këtë aktivitet të ndarjes së bursave e udhehoqi ish bursisti i këtyre shoqatave Mark Lucgjonaj,  kurse të pranishmit i përshëndeten edhe Smail Maliq Çunmulaj, si prind dhe Agron Berishaj si koordinator për organizimin teknik për ndarjen e këtyre bursave.

Gjon Gjokaj së pari shfrytëzoi rastin të ua uroj të gjithëve Ditën e Rilindjes Shqiptare të Kryengritjes së Malësisë, të udhëhequr nga Dedë Gjo Luli, që ditë më parë u shënua kudo që gravitojnë malësorët.

Gjokaj, gjithashtu pati një porosi për studentët dhe të rinjtë në Malësi,  që mos të lëjojnë armiqtë e servilet e këtyre trevave të na përçajnë , por ta ngrehin zërin lartë për identitetin tonë kombëtar që buron nga lashtësia e stërgjyshërve tonë. Gjokaj poashtu bëri apel për ata student që mbajnë mbiemrat e sllavizuar, të i përmirësojnë, pasi që sipas tij nuk ka arsye që mbiemrat e tyre të mbajnë antroponime sllave, kur jemi racë e gjak i pastër shqiptari.  /Albert Camaj/

Fjalimi i plotë z. Gjon Gjokaj:

Të nderuar të pranishëm,  

Të dashur studentë dhe vëllezër malësorë,  

Të nderuara mediat prezentë, TV BOIN, Portali Malesia.Org, Koha Javore, etj,   që sot po përfaqësoni në këtë tubim tonin, e në veçanti televizionin tonë lokal, TV BOIN, për punën e tyre të shkëlqyer që po bëjnë në fushën e informimit, në rrafshin e gjerë medial për trevën tonë.

Zonja dhe zotërinj,

Në emër të të dy shoqatave atdhetare, “Malësia e Madhe”, të New York-ut dhe Detroit-it, shfytëzoj rastin që permes këtij takimi vjetor t’ju përshëndes, duke ju dëshiruar suksese në studime dhe gjithe të mirat në jetën tuaj personale e familjare.

Së pari dua te shfrytëzoj rastit t’ju uroj të gjithëve Ditën e Rilindjes Shqiptare të Kryengritjes së Malësisë, të udhëhequr nga Dede Gjo Luli, lufta e nismës së lirisë dhe pavarësisë kombëtare kundër okupatorit otoman, që ditë më parë u shënua kudo që gravitojnë malësorët.

Misioni parësorë i Shoqatave Malësia e Madhe është arsimimi dhe edukimi i të rinjve të Malësisë në nivelin bashkëkohor. Ky mision i shenjtë, padyshim se do të arrihet falë punës dhe vullnetit tuaj, duke formuar kuadro të mirëfillta, të cilat do të duhej të jenë promotorë të ndryshimeve të jetës tuaj, të familjes tuaj dhe të jetës së shqiptarëve në këto treva autoktone që kanë kaq shumë nevojë për ju.

Të nderuar zonja dhe zotërinj,

Studentë të dashur,

Ndarja e bursave për studentë nga diaspora malësore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, respektivisht nga Shoqata- Malësia e Madhe nga New York-u dhe Shoqata Atdhetare-Malësia e Madhe nga Michigan-i, si dhe nga një numër i madh i anëtarëve dhe donatorëve malësorë, për mendimin tim është një kontribut i pazëvendësueshëm që derdhen në fondin tonë eksplicitivisht për ju, nga djersa dhe bujaria e malësorëve dorëdhëne, qe duhet vlerësuar jo vetëm nga ju, por nga çdo individ, shoqëri dhe institucion i ndërgjegjshëm shqiptar.

Këta patriotë, aktivistë e donatorë, do të dëshironin të korren frutat e edukatës dhe inteligjencës, qe suksesi juaj të mos shkojë kot, por mundi e sakrificat t’i kthehen kësaj toke në dobi dhe interes të shqiptarëve e Nënës Malësi.

Të dashur studentë,

Shkollimi juaj do ishte i pamundur sikur mos të ishte sakrifica dhe përkushtueshmëria e madhe e prindërve tuaj, që shumë prej tyre ndoshta ishin edhe brezat e parë të shkolluar në Malësi, kurse një pjesë e tyre kanë luajtur rol të rëndësishëm në shtrirjen dhe konsolidimin e arsimit shqip në Malësi.

Ky tubim do ishte i pamundur sikur të mos ishte puna e palodhshme e shoqatave tona dhe kontribuuesve malësorë në Amerikë, të cilët edhe pse me mijëra kilometra larg nga vendlindja, nuk harruan kurrë̈ truallin e tyre të shtrenjtë.

Ne anëtarët e kryesive të këtyre shoqatave me në krye z. Ejllo Berishaj nga New York-u dhe z. Toni Vulaj nga Detroit-i, u jemi mirënjohës të gjithë donatorëve për këto donacione të veçanta, duke çmuar lart kontributin dhe atdhedashurinë̈ e tyre, e neve si shoqatë nuk na mbetet tjetër vetëm t’i urojme me uratën e malësorëve: “Gjithmonë paçi e dhaçi!”

Ky aktivitet i ndarjes së bursave ka një̈ traditë mbi 20 vjeçare, që ka zanafillën tek fondi humanitar “Malësia”, e duke u përkrahur në vijim nga shoqata atdhetare “Ded Gjo Luli” dhe sot nga të dy shoqatat e Malësisë së Madhe në New York dhe Detroit.

Në vijim, të dashur prindër dhe studentë të Malësisë̈ Heroike, nuk dua te jem kritik , e aq më pak më takon mua t’’ju përkujtoj se në çfarë rruge po shkon Malësia dhe trevat shqiptare nën Mal te Zi. Këto treva, shekuj me radhë, u lanë me gjakun e të parëve tanë, duke mbrojtur këto shkrepa nga armiqtë e vet.

Edhe ne u tretëm në mërgim nga halli e trysnitë politike shoviniste e ekspansioniste sllavo-komuniste; u detyruam të lëshojmë këtë vend të katandisur nga skamja dhe mjerimi. Shumë prej malësorëve kur ikën mbyllem përgjithmonë dyert e shtëpive të tyre, EKZOD i paparë ndër kombe të Europës, me qëllim që të dëbohen e çrrënjosen shqiptarët nga Ballkani.

Si biri kësaj toke, nëse më lejohet ju kisha lutur që bashkohemi si vëllezër, si vëllezër që jemi ashtu si kemi qenë gjithherë në kohë edhe më të vështira, mos t’i leni armiqtë e servilet e këtyre trevave të na përçajnë e zënë dritën e diellit, qe Zoti e ka falë të shndris për gjithë njerizimin njësoj.

Mos lejoni të shkriheni e asimiloheni në vendin dhe tokën e baballarëve tuaj, por të jeni krenarë kush jeni e nga vini, ngriheni zërin lart për identitetin tuaj që buron nga lashtësia e stërgjyshërve tuaj. Lartësoni kombësinë dhe integritetin tuaj, e mos lejoni të shuheni në demokraci e sy të Europës.

Nuk ka arsye që struktura demografike e shqiptarëve të bjerë në këtë nivel e të zvogëlohet apo tjetërsohet popullsia shqiptare. Ky është synimi i politikave hegjemoniste shekullore sllavo-mëdha.

Në këto vise jemi ne shqiptarët me mijëra e mijëra vjet, Ju jeni këtu! Nuk ka arsye që emrat tuaj të mbajnë antroponime sllave, kur ju jeni racë e gjak i pastër shqiptari.

Baballarët tanë nuk kanë ditur as shkrim, as lexim, pra kanë qenë analfabetë dhe kanë ditur se çka është kombësia dhe identiteti i tyre. Pra, ata nuk kanë humbur, por me xhelozinë më të madhe janë identifikuar me emrat e tyre shqiptaro-biblikë, sepse kanë ditur të mbrojnë këto treva të bukura, që nuk njihnin tjetër Zot pos malësorit, që ishte roja dhe ora e kësaj toke!

E pse ta humbin ne, kur kemi ju të dashur student; kur kemi një rini të bukur, një rini të shëndoshë dhe një rini inteligjente, e lë prapa çdo konkurrent të cilitdo nacionaliteti ballkanik, duke korrur suksese në fushën e shkencës dhe të dijes.

Pse të shuhemi kur mund të lartësohemi dhe të jemi shembull për ata që janë në prag të alivanosjes dhe zhdukjes totale kombëtare. Pse të humbim ne tek rreket dhe sukujt e të tjerëve, kur ne jemi rrasa dhe fare e pastër ballkanike.

Pse të humbemi ne e të shkrihemi ndër ata që humben për vete, a nuk është ku shembulli më i mirë që mos të mbytemi aty ku u mbyten të tjerët, sikurse siç thotë ajo fjala popullore: “Ujët ka shteret e gjindja ka mbyten në ta”.

Më falni se pakëz e zgjata, por këto fjale nuk i shpreha as nga mllefi, as emocioni, por nga plaga që po i shtohet Malësisë, sepse këto troje e ky popull janë plaga e çdo shqiptari, që nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë të shkojnë se shkreti kot se koti, kur edhe fiset tribale afrikane po ringjallen e kanë ngrehur krye për liri, ato fise që ishin ne rrezik të zhduken tërësisht, tani edhe ata e ndjejnë flladin e erës së demokracisë dhe duke hequr gëzhojën e robërisë e po i kthehen jetës, qytetërimit dhe identitetit të tyre.

Është koha që shqiptarët të mendojmë për vete, se të tjerët, edhe nëse duan, nuk kanë mend as për vete, e jo për të na mësuar neve se si të jetojmë.

Të dashur studentë,

Identiteti më i bukur dhe i vërtetë i shqiptarëve të Malësisë është frutë i luftës për emancipim kulturor, arsimor dhe gjuhësor, të cilat priten nga ju që ta çoni përpara, nga ju dhe vetëm nga ju studentët e sotëm dhe të ardhmen e Malësisë dhe të këtyre trojeve shqiptare.

Sipas gazetës me prestigjioze botërore “New York Time”, duke shkruar pë lashtësinë e gjuhës sonë, ajo thotë: “Gjuha Shqipe është një nga tre gjuhët më të vjetra të Globit.”

Pra, bota po na njeh dhe vlerëson si një popull i veçantë me gjuhë shumë të lashtë, sepse aty ku ruhet gjuha ruhet edhe kombi, edhe kultura edhe historia e tij.

Faleminderit!

Tuz, më  15.04.2017

Gjon Gjokaj, përfaqësues i shoqatave atdhetare “Malësia e Madhe” në New York dhe Michigan – Amerikë.