Talat Xhaferi zgjidhet kryetarë i Kuvendit të Maqedonisë – Shpërthen dhuna dhe protesta antishqiptare

Maqedonia ka më në fund një kryetar të ri të Parlamentit. Ai është Talat Xhaferi dhe është zgjedhur me votat e shumicës së re parlamentare, të përbërë nga LSDM-ja e Zoran Zaevit, BDI-ja e Ali Ahmetit dhe “Aleanca për shqiptarët”.

Po me zgjidhjen e kryetarit në Kuvend kanë hyrë protestues maqedonas. Nga raportimet e para të medieve në Maqedoni, udhëheqësi i LSDM-së Zoran Zaev është parë i gjakosur, por i plagosur është edhe deputeti shqiptar Zijadin Sela, për të cilin, raportime të pakonfirmuara thonë se ndodhet në gjendje të rëndë, ndërkohë që të gjithë deputetët janë mbledhur në pjesën e sipërme në sallën e konferencave, për t’i shpëtuar përplasjeve të mundshme me protestues nacionalistë të VMRO-DPMNE-së. Të dhunuar kanë mbetur edhe shumë gazetarë.