Dritan Abazoviq, u zgjodh Kryetar i ri i Lëvizjes Qytetare Ura

 Deputeti i Lëvizjes Qytetare Ura, Dritan Abazoviq, sot, në Kongresin e dytë zgjedhor të Ura, në Podgoricë, njëzëri u zgjodh Kryetar i Kësaj Lëvizje poltike, duke u bërë kështu shqiptari i parë në krye të një partie politike qytetare në historinë e parlamentarizmit malazez.

Abozoviq, duke iu drejtua delegatëve, tha se dy vjet më parë agoi URA, ndërsa koha është t’i agoi edhe Malit të Zi. Abazoviq, tha se shtylla e zhvillimit ekonomik të Malit të Zi duhet të bazohet në shtatë parametra: reformë të aparatit shtetëror, turizëm, bujqësi, ekonomi të dijes, energj, prodhim dhe përpunimit të mjedisit jetësor.

“Faleminderit që zgjodhet këtë rrugë të vështirë por të drejtë. Të gjithë ne kemi pas mundësi të shkojmë rrugës më të lehtë, dhe ta kemi më të rahatshme, por kemi zgjedhur rrugë më të vështirë por të drejtë. Shteti duhet të jetë i përjetshëm dhe kjo qeveri duhet të ndryshohet sa më shpejt të jetë e mundur” deklaroi Abazoviq, i cili postin e Liderit të partisë e trashëgoi nga Zharko Rakçeviq.

Abazoviq ka thënë se do të jetë Kryetar atipike i partisë dhe shtoi se sipas besimit të tij personal se vetëm njerëzit e mirë mund të jenë politikanë të mirë.

Albert Camaj