Më 8 prill 2017, në Ulqin, në Kongresin e dytë të Partisë Demokratike, rreth 150 delegatë të këtij subjektit politik rizgjodhen Fatmir Gjekën për Kryetar të partisë, ndërsa zëvendës i tij u zgjodh ish ministri i pakicave Gëzim Hajdinaga, kurse Sekretar i kësaj partie u zgjodh Agron Ibrahimi.
Delegatët zgjodhën edhe Këshillin e ri qendror të kësaj partie prej 57 anëtarësh. Punën e këtij Kongresit e përshëndetën liderët dhe përfaqësuesit politik të shqiptarëve në Mal të Zi, si dhe figura tjera të njohura poltike nga Shqipëria dhe Kosova.
Vlen të ceket se pjesmarrës si mysafir në këtë Kuvend, ishte edhe ish Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bamir Topi.
Albert Camaj