Marash Dukaj: Nuk kam dhanë përgjigje negative për kërkesën e prindërve

Pas paralajmërimit të Këshillit të Prindërve të SHF “Mahmut Lekiq” se do të fillojnë bojkotin e mësimit, si shkak i shkeljes së drejtave të nxënësve të cilët vijojnë mësimin në gjuhën shqipe, ka reaguar Marash Dukaj, drejtor i Drejtorisë për arsimin e pakicave.

Nga Këshilli i Prindërve kishin deklaruar se në kërkesat e tyre kanë fituar përgjigje negative nga Dukaj, ndërkaq ky i fundit sot ka thënë se nuk ka dhënë përgjigje negative.

Lexoni reagimin e plotë të Dukajt, dërguar redaksisë tonë:

Të dashur prind,

Të nderuar qytetarë,

Nga sot, në portale mund të lexojmë një deklaratë të disa anëtarëve të Këshillit të prindërve të shkollës fillore “Mahmut Lekiq”.

Nuk e kam ndërmend të bëj polemika me askënd, por për faktin që emri im për arsye të njohura po përmendet disa herë, si dhe për hirë të së vërtetës, dua të bëj disa sqarime për opinionin e gjerë:

Apsolutisht që kërkesat e prindërve janë të arsyetuera dhe të mbështetura në ligjet përkatëse, për çka u’a kam konfirmuar me pjesmarrjen dhe mbështetjen time në mbledhjen e mbajtur para disa ditëve për këtë çështje në lokalet e shkollës fillore.

Ata që jetojnë në këto treva, e dijnë shumë mirë që ky problem nuk është i paraqitur sot, ose para katër viteve, por është bartur me dekada!

Nuk kam dhanë përgjigje negative për kërkesën e prindërve, por kam kërkuar kohë, që më së largut deri në fund të këtij muajit, çështja e gjuhës italiane dhe angleze të rregullohet në favor të kërkesave të prindërve dhe në përputhshmëri me ligjet në fuqi, për çka edhe sot janë ndërmarr hapa konkret në këtë drejtim.

Sinqerisht,
Marash Dukaj