Situata në shkollën fillore mbetet e pandryshuar edhe përkundër bojkotit!

Këshilli i prindërve i IPSHF ” Mahmut Lekiq”

    KUMTESË PËR OPINJON

  Situata në shkollen fillore ne Tuz mbetet e pandryshuar edhe pas nje javë bojkoti të pjesshëm dhe kjo falë neglizhencës së kompetentve.  Prindërit të gatshëm për masa radikale!   

Të dashur prindër, të dashur qytetarë,

       Siç jeni në dijeni, duke u nisur nga gjendja reale në dëm të fëmijëve tanë,  që nga dita e  Hënë, më 18 shtator ka filluar bojkoti i mesimit në lëndët e italishtes ku mesimi zhvillohet në gjuhën malazeze. Për ta shqyrtuar situatën e krijuar dhe masat e ndermarra nga ana jonë, një ditë më vonë,  konkretisht më 19 shtator është  thirrur mbledhja e Këshillit të prindërve në të cilën ishin prezent edhe drejtori dhe zv/drejtor i shkollës.   Aty u debatua  për problemet e shumta që janë akumuluar në këtë institucion,  si pasoj e shkeljes së Kushtetutës dhe Ligjeve për arsimimin në gjuhën amtare nga ana e drejtorisë së shkollës dhe për nevojën  urgjente të kapërcimit të situatës  përmes zgjidhjes së problemeve .   Në këtë takim, gjeneratorët e situatës në fjalët, në vend që të pendohën për plagët e shkatuara   dhe të tregojnë   minimumin e vullnetit për të gjetur zgjidhje, me  paturpsinë më të madhe vazhdojnë të shkelin të drejtat e fëmijëve tanë.

Në atë mbledhje , duhet thënë se  mbështetje të plotë kerkesave tona për arsimimin në gjuhën shqipe u dhanë edhe tre anëtarët e Këshillit  nga paralelet në gjuhen malazezez  që ishin prezent .               Po ashtu, përkrahje parezervë  u dha edhe zv/drejtori Luigj Junçaj i cili  kerkoi nga prindërit qe të ruajnë durimin edhe disa ditë, duke premtuar se konkursi do të shpallet brenda javës dhe situata do zgjidhet në favorin e nxënësve. Po ashtu tha se nese ekziston vullneti i kompetentëve, orët e italishtes  në gjuhën malazezze do tua ndajë mësimdhënsve shqiptarë, duke e zgjidhur  kështu përkohësisht situatën…..

Por sot,  pas një jave gjendja mbetet e njëjtë, mësimi i lëndës së italishtes  në katër klasë zhvillohet në gjuhën joamtare, ndërsa konkursi as që është shpallur. Madje, drejtori me dhunë është përpjekur që fëmijët ti mbajë në orë, duke shkelur edhe një të drejtë të prindërve për bojkot dhe duke i kercenur nxënësit se do tu vendoset notë e dobët dhe do tu shkruhet vërejtje në ditar.

 Të irituar nga kjo sjellje e pahijshme dhe kërcnuese  e kompetentëve ,  por edhe për shkak të mosveprimit në zgjidhjen e situatës,  Këshilli  mbajti një takim urgjent me ç’rast u diskutuan disa  masa  radikale si : bojkoti total  i mesimit   në  shkollën amë  në Tuz  si dhe në tri paralelet në Sukruq , Vuksanaj e Milesh ;  dorheqja urgjente e drejtorit,  prezenca e menjëhershme  e  Inspeksionit të  punës në shkollë si dhe  inicimi i procesit gjyqësor ndaj shkelsve të ligjit…

 Për këto masa  Këshilli është në përgatitje e sipër,  dhe ato do t’ i  ndërmarrë shumë shpejt nëse gjendja nuk ndryshon në të mirë të fëmijve tanë.  Këshilli i prindërve kërkon mbështetjen e të gjithëve pavarsisht pozitës institucionale apo partike, e  sidomos të gjithë atyre që mëndojnë për  fëmijët e vet , që janë e  ardhmja e këtij vendi…

Siqerisht,Këshilli i Prindërve

 Ilustrim: Si ka mundësi që nxënësit e shkollës fillore të mësojnë gjuhën italiane përmes një gjuhë (serbisht apo anglisht) të cilën nuk e njohin!?

Ilustrim: Si ka mundësi që nxënësit e shkollës fillore të mësojnë gjuhën italiane përmes një gjuhë (serbisht apo anglisht) të cilën nuk e njohin!?