Më 25 shtator 2017, në QKI “Malesia”, në Tuz, nën organizimin e Federatës së Taekwondos së Malit të Zi, Komitetit Olimpik dhe klubeve të Taekwondose nga Malesia, u mbajt manifestimi sportiv dhe kulturor i arteve marciale të Taekwondo-se, grup ky që ishte i deleguare nga Ministria e Sportit të Kores se Jugut, nën kujdesin e Mjeshtrit të madh Kim Yong Ki.
Të pranishmit i përshëndeti Kryetari i Federatës së Malit të Zi, Mirosllav Ivanisheviq, Përfaqesuesi i Komitetit Olimpik, Igor Vushuroviq, këshilltari i Ministrisë kultures dhe sportit të Kores së Jugut, Han, si dhe Treneri i Taekwondo “Alba”, Driton Junçaj.
Klubi nga Korea shfaqi pranë publikut malësor, një shfaqje spektakolare, që u percoll me duartrokitije të shumta nga publiku.
Vlen të ceket se spektal të këtille ende nuk kishte në Malesi, prandaj solli freski sidomos te të rinjt, ku shfaqja e tyre sidomos thyemja e dërrasave nga kende dhe pozicione të ndryshme ishte mahnitese.
Në fund nga Federata e Malit të Zi, u ndanë disa mirnjohje dhe falenderime për grupin pjesmarres.
Albert Camaj