Takimi Haradinaj-Rama: Do të shembim kufirin me Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj  ka zhvilluar një vizitë në Shqipëri. Në takimin me homologun e tij  në Shqipëri, Edi Rama u përcollën mesazhe të rëndësishme.

Dy kryeministrat premtuan se “në fillim të vitit 2018 do të shembet kufiri mes dy vendeve, do të ketë një bashkim doganor, por edhe i përfaqësive diplomatike në botë duke nisur nga Brukseli, ndërsa do të njësohen edhe diplomat”.

Çdo gjë do të nisë nga mbledhja e dy qeverive në Korçë në 27 nëntor në kuadër të ‘Vitit të Skënderbeut’ që do të jetë i mbushur me shumë aktivitete.

Kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës do të shembet dhe qytetarët do të lëviznin të lirë si në vendet e Bashkimit Europian.

Lehtësim procedurave për lëvizjen e lirë në kufi, ku qytetarët e Shqipërisë dhe të Kosovës ndeshen me një mur absurd. Këtë mur duam ta shembim për ta filluar vitin tjetër me një kufi simetrik në ngjashmëri me vendet e BE, një kufi evropian. Nuk do të hiqen fare kontrollet, por do të jenë aq të rralla saqë dikujt mund t’i bjerë mos ketë asnjë kontroll gjithë jetën” deklaroi Rama.

Ndërsa Haradinaj u shpreh se: “Jemi të vendosur që rrugëtimin drejt BE ta bëjmë së bashku me Shqipërinë. Kalimin kufitar ka kthejmë si në BE dhe të mos kemi pengesa doganore apo njësimi i diplomave. Ne e mirëpresim mbledhjen e dy qeverive, do të kemi një axhendë edhe të mëtejshme. Kemi pritur shumë vjet me u hap mes vete, jemi të angazhuar që kjo të ndodhë. Është një festë.” deklaroi ai.