Dr. Pashko Camaj, takim me ministrin e Diasporës dhe ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor pranë Qeverisë së Kosovës

Gjatë vizitës në Prishtinë këto dy ditë, pata nderë dhe kënaqesi të veçantë të takoj në zyrat e tyre Ministrin për Diasporën dhe Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor pranë Qeverisë se Republikës së Kosovës Valon Muratin dhe Dr. Ferat Shalen. Me Ministrin Murati, biseduam për vazhdueshmerinë e një bashkumpunimi të mirëfilltë dhe përforcimin e aktiviteteve që afrojnë diasporën me vëndlindjen. Kjo bisedë u zhvillua në frymën e diskutimeve që patëm disa muaj më parë gjatë vizitës së Ministrit Murati Federates Pan-Shqiptare Vatra në New York.

Me Ministrin Shala, biseduem për çështje të lidhura me ndotjen e ambijentit dhe efektin e tij në shëndetin publik në Kosovë. Njëkohësisht, i dhurova kopjen e punimit tim shkencor në Universitetin Columbia në New York me të cilin dëshiruam të bjem në vemendje këtë problem në Kosovë dhe më gjerë. Ai më dhuroj nji punim të tij shkencor lidhur me “Trepçën” dhe “Statun e Hyjneshes në Fron” e gjetur në afërsi të Prishtinës dhe e punuar rreth 4000 vite para epokes sonë, për të cilat jam shumë mirnjohës. Me Ministrin Shala diskutuam edhe për mënyrat e zhvillimit për bashkupinim në të ardhmen në këtë drejtim me kët ministri si dhe me Universitetin e Kosovës. 

Dr. Pashko Camaj