Në takimin e radhës të mbajtur më 01.09.2017, në mes perfaqësuesve të Alternativës Shqiptare dhe Iniciativës Qytetare u arrit marrveshja për unifikimin e dy subjekteve politike.
Në këtë mënyrë përmbushëm një prej pritjeve të votuesve malësorë dhe një prej kërkesave të diasporës, e në veçanti u plotësua një dëshirë shumë e pritur e Tiranës dhe Prishtinës zyrtare.
Gjatë bisedimeve perfaqësuesit u dakorduan për nevojën e unifikimit të faktorit shqiptarë, me qellim të mos shpërndarjes së votës tonë nëpër taborre joshqipfolëse, të cilët për interesat tona kombëtare flasin vetëm para votave ose kur shqiptarët u nevojiten si dekor karshi faktorit ndërkombtarë.
Ftojmë shoqatat joqeveritare, intelektualet e pavarur, grupet qytetare dhe subjektet tjera politike shqiptare që ti bashkangjiten kësaj nisme, ngase kemi gaadishmëri për bisedime me të gjithë ata që si qëllim kanë mbrojtjen dhe avansimin e e të drejtave kombëtare, parandalimin e shpërnguljes dhe asimilimit, si dhe punësimin dhe integrimin e të rinjëve të shkolluar, në institucionet dhe ndërrmarrjet publike dhe organet e administratës lokale dhe shtetrore.
Për Alternativen Shqiptare Kryetari,
Gjergj Camaj
për Iniciativen Qytetare,
Kryetari këshillit drejtues Smail – Maliq Çunmulaj