Presidenti i MZ, Filip Vujanoviq i shpalli zgjedhjet lokale per keshilltarë të Komunës së Tuzit, në kuader të Kryeqytetit, për më 26 nëntor të këtij viti.
Javen e kaluar këshilltarët e Komunes Urbane të Tuzit e shkurtuan mandatin e kësaj përbërje, me votat e 16 këshilltarëve.
Iniciativën për shkurtimin e kësaj përbërje e kishin inicuar Partia Demokratike e Socialistëve, Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Partia Boshnjake, Alternativa Shqiptare dhe Iniciativa Qytetare./MALESIA.ORG/