Ramush Haradinaj zgjedhet Kryeministër i  Republikës së Kosovës

.


Deputetët e Kuvendit të Kosovës zgjodhën kryeministrin dhe kabinetin qeveritar.  Ramush Haradinaj nga AAK-ja, ai mori votëbesimin e Kuvendit të Kosovës dhe u zgjodh Kryeministër i ri i Kosovës, poashtu u zgjodhen edhe kater zëvëndëskryeministra si dhe 21 ministra nga radhët e koalicionit. Për kabinetin qeveritar votuan 61 deputetë, asnjë kundër, 1 abstenim, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje, LDK dhe Alternativa, kanë lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës, në momentin kur Ramush Haradinaj doli para deputetëve që të propozojë përbërjen e Qeverisë së Kosovës.

Haradinaj i njoftoi deputetët me pëbërjen e kabinetit të tij qeveritar.

Këta janë emrat e kabinetit qeveritar të Qeverisë Haradinaj:

Kryeministër Ramush Haradinaj.

Zëvendëskryeministra:

Behgjet Pacolli,Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj, Dalibor Jevtiq, Dardan Gashi. 

Ministrat: Ministria e Financave: Bedri Hamza, Ministria e Inovacionit dhe Ndërrmarrësisë: Besim Beqaj, Ministria e Drejtësisë : Abelard Tahiri, Ministria e Drejtësisë: Uran Ismajli, Ministria e Integrimeve Evropiane: Dhurata Hoxha, Ministria e Kulturës: Kujtim Gashi, Ministria e Infrastrukturës: Pal Lekaj, Ministra e FSK-së Rrustem Berisha, Ministra e Arsimit: Shyqeri Bytyqi,Bajram Hasani : Ministria e Tregtisë, Ministër i Punës: Skender Recica, Ministria e Punëve të Jashtme: Behgjet Pacolli, Ministria e Mjedisit: Albena Reshitaj, Ministria e Punëve të Brendshme: Flamur Sefaj, Ministria e Zhvillimit Ekonomik: Valdrin Lluka, Ministria e Diasporës: Dardan Gashi, Ministria e Pushtetit Lokal: Ivan Todosijeviq, Ministria për Kthim: Dalibor Jevtiq, Ministria e Bujqësisë: Nenad Rikalo, Ministria e Administratës Publike: Mahir Jagcilar Ministria e Zhvillimit Rural: Rasim Demiri

Në fjalën e tij, Haradinaj ka prezantuar prioritetet e kabinetit të tij, që do të jenë: forcimi i rendit dhe ligjit, anëtarësimi në NATO, integrimi dhe dialogu me Serbinë.

“Kosova sot rrezikohet nga rreziqe të reja e të vjetra, ndaj asaj i duhet së pari siguri e brendshme, forcim i rendit dhe shtetit ligjor. Vetë Kosova do të ndihet e sigurtë vetëm me anëtarësimin në NATO dhe ne do të punojmë për ta çuar drejt NATO-s. Anëtarësimi në organizmat ndërkombëtare është vështirësuar, por ne do të punojmë edhe për këtë. Ne do punojmë në kohë rekord për implementimin e MSA-së dhe do të marrim statusin e vendit kandidat. Gjithashtu, ne do të forcojmë miqësinë me Shtetet e Bashkuara, një miqësi e përhershme dhe jo vetëm për kohë të vështira. Sa për rajonin, dialogu me Serbinë nuk ka alternativë”, ka thënë Haradinaj.

 

Ramush Haradinaj ka lindur më 3 korrik të vitit 1968 në Gllogjan të Deçanit. Ka mbaruar Fakutetin Juridik në Prishtinë.
Ramush  Haradinaj, edhe më parë prej datës  3 dhjetor 2004  deri më 8 mars 2005  ka qenë Kryeministër i  Kosovës. Në mars të vitit 2005, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, dha dorëheqje nga kreu i ekzekutivit të Kosovës, duke shkuar vullnetarisht në Tribunalin e Hagës, që e akuzoi atë, ndër të tjera, edhe për krime lufte gjatë luftës çlirimtare të Kosovës   në vitin 1998-1999. Më 3 prill 2008 pas një procesi 3 vjeçar Ramush Haradinaj shpallet i pafajshem për të gjitha aktakuzat nga Gjykata Penale e Hagës dhe një ditë më pas, më 4 prill 2008 kthehet i lirë në Republiken e Kosovës. Gjykata ndërkombëtare për krime lufte në ish Jugosllavi, përsëri në vitin 2010 urdhëroi rigjykimin e ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe dy bashkëluftëtarëve të tij të akuzuar për krime lufte, pasiqë Dhoma e Apelit e Gjykatës së Hagës, anuloi pjesërisht vendimin e Gjykatës të prillit 2008 e cila e kishte shpallur të pafajshëm zotin Haradinaj. Por të akuzuarit për krime lufte nga Tribunali Ndërkombëtar i Hagës Ramush Haradinaj dhe dy bashkëluftëtarëve të tij, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj u shpallën  përsëri për të dytën herë të pafajshëm në nëntor të vitit 2012.

Ramush Haradinaj gjatë luftës në Kosovë ishte komandant në Zonën Operative të Dukagjinit të UÇK-së. Pas luftës me transformimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në  Trupat Mbrojtës të Kosovës (TMK)   ai emërohet zëvendëskomandant i TMK-së. Në prill të vitit 2000 largohet nga jeta ushtarake dhe themelon partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës  , Kryetar i së cilës është edhe sot.

Albert Camaj