As sllavët, as turku, as Zogu me Pashiqin, as Enveri me Mugoshën e Popoviqin dhe as këta që edhe
ditën e sotme ende nuk u zgjuen nga gjumi dhe ëndrra e ideologjisë komuniste, që sot po veprojn mas shpine dhe në terr, nuk do t’ja arrijnë që të hedhin errësirë dhe t’a ç’vlersojn jetën, veprën dhe figurën e trimit legjendar, piramidës të kufirit Shqiptar dhe kreshnikut bujar, Prëk Calit.
Me gjestin e vet ata vetëm na rikujtojn se sa e vështirë dhe e shenjtë paska qenë lufta shekullore e
baballarve tonë, sa që edhe sot, disa, për fat të keq e shohin kërcënuese. Rrënoja e murëve të kullës të Prëk Calit nuk do e shlyejn ëmnin dhe veprën e tij, dhe aq ma tepër nuk do i lëkundin as themelet e kullës së tij, as të shtetit, dhe as të kombit Shqiptar, që ai aq shum e deshti, luftoj dhe ja kushtoj jetën.
Kelmëndasit gjithmon, luftuan përkrah tij, e ruajtën dhe përkrahën çdo herë, bile edhe me sakrifica të shumta. As kësaj here nuk do të mungojnë perkrahja ndaj Prekës dhe gjithë atyre që dhanë jetë për kufijtë, gjuhën dhe kombin Shqiptarë. Prëk Cali është i Kelmëndit, është i Malësisë dhe i krejt Shqipërisë, figura dhe vepra e Prëk Calit është më e fort se ata gur qëi rrëzuan sot, dhe nuk do vdes kurrë. Prëka dje vuri gurin e themelit të kufirit Shqiptarë, sot Kelmëndasit dhe dashamirësit e kombit do e rindertojn kullën e tij, e cila do jenë shtëpi muze dhe simbol i jetës, veprës dhe qëndresës të të PAVDEKSHMIT PRËK CALIT. LAVDI!!