Shkatërrohet kulla e Prek Calit

Një rast i pa precedent ndodh në Vermosh të Malësisë së Madhe. Fadormat e Bashkisë së Malësisë Madhe kanë prishur  Kullen e Heroit Kombëtar Prek Calit, mbrojtësit të kufijve të shtetit shqiptar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur të enjten kur pa asnjë paralajmërim kanë ndërhyrë duke prishur muret e shtëpisë së Prek Calit e shpallur Monument Kulture që në vitin 1993. Kjo godinë e cila  që 70 vite ka pësuar disa dëmtime, ku pas vrasjes së Heroit Prekë Cali nga pushteti Komunist u kthye në magazinë, e më pas në stallë për kafshët, tashmë duhet të pësoi edhe shkatërrimin e saj të plotë. Që nga viti 1993 kjo kullë u shpall monument kulture dhe asnjë herë në të nuk është investuar as në rikonstruksion e as në mirëmbajtje.

Ka qenë angazhimi I banorëve të zonës dhe e diasporës shqiptare që kanë bërë të mundur mbledhjen e fondeve për rikonstruksionin e kësaj kulle por nga ana tjetër Bashkia e Malësisë së Madhe, jo vetëm se nuk ka ndihmuar në mbledhjen e fondeve apo krijimin e kushteve të nevojshme për mbarëvajtjen e punës sipas projektit të miratuara, por ka ndërhyrë me fadorma duke shkatërruara plotësisht këtë kullë, e cila është guri I themelit I shtetit shqiptar brenda kufijve ekzistues.

Prekë Cali heroi kombëtar u vra me pushkatim nga ana e regjimit Komunist pas kryengritjes së Kelmendasve kundër regjimit të ri komunist që po instalohej. Shkatërrimi I kullës së këtij heroi është një kambanë alarmi mbi respektimin që kanë institucionet për figurat historike që dhanë jetën për atdheun  e shqiptarëve. /Rozafa/