Nga Prof. Dr Romeo Gurakuqi Drejtuar Keshillit te Ministrave dhe Ministrise se Kultures!
Kulla e Prek Calit duhet te shpallet Monument Kulture.
Rindertimi i kulles ne te njejten permase dhe strukture, nuk eshte ceshtje private, por ceshtje publike me rendesi kombetare dhe identitare.
Veprimtaria e Prek Calit eshte e lidhur me mbrojtjen e integritetit territorial te Shqiperise ne nje periudhe qe fillon nga viti 1911 deri me 1945.
Ndertimi i kulles duhet te behet nga eksperte restauratore dhe Ministria e Kultures, Drejtoria e Trashegimise Kulturore duhet te angazhohen per rindertimin e objektit sikurse ka qene,
Bashkepunimi me trashegimtaret e vertete te familjes se Prek Calit eshte i domosdoshem.
Institucionet shteterore nuk duhet ta lene ceshtjen ne spontaneitetin e trajtimeve per interesa pjesore individuale, por duhet t’i paraprijne marrjes ne zoterim te situates.
I bej thirrje Keshillit te Ministrave te nderhyje per shpalljen sa me pare te objektit “Monument Kulture”, duke ndalur perdorimet dhe nderhyrjet e metejshme, qe prishin mbetjet nga strukturat e vjetra murore. Askush nuk mund te justifikohet per mosveprimin e tij, duke bere te cuditurin. Kontrolli i territorit ushtrohet njelloj nga Vermoshi ne Konispol. Qeveria ka pergjegjesi te zgjidhe ceshtjen bazuar mbi te drejten per ruajtjen e vlerave kombetare.