Këshilli i prindërve i IPSHF “Mahmut Lekiq” në Tuz shpallë bojkot të mësimit nga dita e hënë deri në realizimin e plotë të kerkesave të veta

Prindë të dashur, siç jeni në djeni, këtyre ditëve është folur e përfolur mbi problemet e shumta të akumuluara në Shkollën fillore “Mahmut Lekiq” dhe mbi kërkesat legjitime të prindërve për zgjidhjen urgjente të tyre, probleme kto që me vite po i vuajnë fëmijët tanë.
Në deklaratat e dhëna nëpër portale dhe medie të ndryshme, nga perfaqësuesit e shkollës dhe Ministrisë së arsimit, është thënë se kërkesat e Këshillit të prindërve janë plotësuar. Ata me mburrje deklaruan se, sa u përket lendëve të Italishtes dhe Anglishtes, problemi është zgjidhur plotësisht.
Po ashtu deklaruan se perkrahin kerkesat e drejta te prinderve, madje kerkuan edhe bashkëpunim me ta.

Mirëpo e vërteta është ndryshe, problemi nuk është zgjidhur plotësisht, pasi, edhe në katër paralele, gjuha italiane zhvillohet nga një mësuese qe nuk e njeh shqipen. Po ashtu në vend të bashkëpunimit, në adresë të prindërve dergojnë etiketime qellimkqia vetëm e vetëm për të shmangur pergjegjësitë nga vetja.
Bazuar nga këto fakte, Këshilli i pridërve në takimin e mbajtur më, 16 shtator 2017, konsideron se kërkesat e tyre nuk janë plotësuar. Për këto arsye bojkoti i mësimit është alternativa e vetme.

Këshilli, i fton të gjithë prindërit që nga dita e hënë të bojkotohet mesimi në orët e gjuhës italiane në ato klasë ku ende nuk është plotësuar e drejta e arsimimit në gjuhën shqipe. Nëse Ministria e arsimit dhe Drejtoria e shkollës nuk veprojnë urgjentisht në plotsimin e kerkesës në fjalë, Këshilli do të ndermarr masa më të ashpra, pra bojkot total të mesimit si në shkollën amë në Tuz, ashtu edhe në tri paralelet e saja, për ç’gjë ka mbeshtetjen e padiskutueshme të prindërve. Për këta hapa Këshilli i prindërve do ti njoftojë edhe organizatat ndërkombëtare në vend.

sinqerisht,
Këshilli i prindërve